Edi Rama po i përdor të gjitha metodat, që nga blerja e deri tek dhuna, ndaj kandidatëve të listave të PD-së me qëllim që të pranojnë mandatin e deputetit.
Pas denoncimeve publike për blerje, sot kryetari i PD, Fier, Luan Baçi ka denoncuar një rast skandaloz, atë të arrestimit të Kryetarit të grupseksionit të PD në Fier vetëm sepse ai nuk pranoi të marrë manatin e depuytetit ndërsa ishte tek lista pritëse.
Baçi tha se kandidati për deputet në listat e PD, Pandeli Tole është arrestuar dhe është vënë në presion për të pranuar mandatin e deputetit.
‘I kanë prerë flet arrestin dhe po e mbajnë brenda pasi nuk ka pranuar mandatin. Pandeli Tole po mbahet në mënyre të padrejtë’, ka thënë Baçi.
Baçi shtoi se policia është vendosur në shërbim të politikës.‘Mbahet në birucë dhe po i bëhet presion. Policia është vendosur në shërbim të politikës dhe qeverisë. Po cenon të drejtat e qytetarëve fierakë’, u shpreh Baçi.
Postimi kryetarit të PD Fier, Luan Baçi
“Vazhdojne, presjonet, shantazhat dhe intrigat, e Policise, ne drejtim te Qytetareve Fierak qe protestuan, kunder Kryeministrit, ne Fier.
E turpshme dhe shume e denushme, rasti i arrestimit te Pandeli Toles, Kandidat i listes se PD dhe kryetar Grup sek i Deges se PD Fier dhe i bejne presjon, per te pranuar, mandatin e Deputetit.
Nuk mund te na trembni, aq me teper, nuk mundeni te na bleni.
Tik, tak, tik tak”.
Pandeli Tole është arrestuar mesditën e së mërkurës.
Gjykata e Fierit liroi para pak ditësh 4 protestuesit e arrestuar pas revoltës kundër vizitës së Ramës në këtë qytet. Mase e dhënë është “detyrim parqitje”.
Protestuesit, të cilët u arrestuan më datë 9 mars në Fier. Tre protestues janë nga Patosi dhe një nga Roskoveci. Ata janë Behar Xhelo 56 vjeç, Besnik Jaupaj 56 vjeç, Gezim Balla 56 vjeç dhe Hysen Hoxha 59 vjeç.
Veprat penale për të cilat ata akuzoheshin ishin “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”.
Kreu i Degës së PD Fier, Luan Baçi ka kërkuar të bëhet pjesë e seancës. Mirpo, ky i fundit nuk është lejuar nga policia që të hyjë në ambientet e brendshme të Gjykatës. Insistimit të Baçit për të ditur arsyen e refuzimit të hyrjes së tij në Gjykatë, policët iu përgjigjën se “kemi urdher nga shefi”, “fol me shefin”.