Të shtunën do ja mbathë sërish nga Tirana. Rama i trembet protestave madhështore të opozitës dhe sa herë ndodhin këto protesta të paralajmëruara, ai ja mbath nga Tirana.
Opozita do të zhvillojë më 16 mars një tjetër protestë të madhe përpara selisë së qeverisë. Kjo është protesta e parë e madhe që pas vendimit për djegien e mandateve dhe daljes jashtë Kuvendit.
Ndërkohë burime të Lapsi.al mësojnë se Kryeministri nuk do të jetë në Tiranë atë ditë.
Rama do të nisë nesër një vizitë dy ditore në qarkun e Beratit, në kuadër të turit ‘Bashkia që Duam’, ku pritet të prezantojë edhe kandidatin e PS-së për këtë bashki, Ervin Demo, ish-zv.ministrin e Arsimit të dorëhequr për shkak të doktoraturës plagjiaturë.
Ndërkohë gjatë ditës së sotme punëtorët kanë marrë masat të rrethojnë markizën përballë hyrjes së Kryeministrisë, strukturë e cila u dëmtua gjatë protestës së 16 shkurtit.