Martin Henze, përfaqësues i partisë CDU në Gjermani i është bashkuar sot protestës së PD-së përpara kryeministrisë, ndërsa është shfaqur në krah të ish-kryeministrit Sali Berisha.
Ish-kryeministri Berisha në një prononcim për mediat ka thënë se Rama ka shkuar që të fshihet në tunelet e Skraparit.
Henze, i cili është këshilltar ekonomik i Angela Merkel u shpreh dhe dje në mbështetje të protestave, duke thënë se edhe në Gjermani ka pasur protesta të fuqishme.
’Çdo parti vendos vetë se çfarë bën me mandatet e saj, në Europë ka mendime kontradiktore, këtu vijnë informacione të filtruara.
Opozitës në Kuvend i është mohuar e drejta parlamentare, pasi nuk ka asnjë mundësi për të apeluar vendimet e marra nga shumica.
Dorëheqja nga mandatet, vendimi demokratik i tyre, protestat janë legjitime, nuk cënohet e drejta e qytetarëve të tjerë. Edhe në Gjermani ka pasur protesta të fuqishme.
Protestat ndodhin në të gjithë botën, mund të jenë edhe më emocionale sesa duhet”, u shpreh dje Henze.
Opozita thirri sot një protestë masive ku kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama, ngritja e një qeverie teknike si dhe mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme.
Liderët e opozitës prej disa javësh janë në protesta të vazhdueshme kundër qeverisë Rama 2 pasi sipas tyre vullneti i votuesve në zgjedhjet e 2017-s është deformuar nga shitblerja e votës. Korrupsioni dhe trafiku i drogës gjithashtu sipas opozitës po e çon vendin në degradim ekonomik dhe social.
Nuk ka munguar as në protestën duke e quajtur protestën e sotme një cunam popullor. Ish kryeministri Sali Berisha, në një për A2 CNN, është shprehur se kryeministri Edi Rama nuk mund t’i fshihet cunamit popullor, siç e quajti ai.
“Mirënjohje të pakufishme ndaj atyre që sot firmosin betejën fitimtare nga kakistokracisë. Edi Rama ia ka mbathur sërish ditën e sotme. Edi Rama ka shkuar të tunelet e Skraparit. Ky është një cunam popullur dhe Rama nuk mund t’i fshihet”, u shpreh Sali Berisha.