Salvini “kryqëzon” Gattuson për humbjen në derbi!

Një humbje, që e kthen Milanin në vendin e katërt, pikërisht në derbin më të rëndësishëm dhe të përzemërt nga ana e tifozëve. Interi iu merr kuqezinjve vendin e tretë në Serie A, duke i lënë tifozët kuqezinj të zhgënjyer. Keqardhje e madhe edhe për Matteo Salvinin.
Në të vërtetë, Ministri i Brendshëm i Italisë nuk vonoi ta komentonte humbjen e Milanit, një ekip që e mbështet me zemër, si tifoz i thekur. Sipas Salvinit, humbja erdhi për shkak të zgjedhjeve të trajnerit dhe performancës së lojtarëve që hodhi në fushë.
Në të kaluarën, politikani i lartë italian kishte qenë kritik me Gattuso, gjëje së cilës i është kthyer përsëri: “Nëse nuk luan futboll 70 minuta në 90, nëse nuk vë zemrën në fushë dhe, nëse aktivizon lojtarë, që kanë dëshirë e formë fizike të një “përtaci”, është normale që të humbësh””.
Salvini ishte i pranishëm në “San Siro”, gati për të fotografuar koreografinë e tifozëve kuqezinj, të cilët zgjodhën për derbin një mbishkrim të qartë mbi kokën e tij: “Le t’i dërgojmë në ferr”. Ky baner ishte për “kushërinjtë” e Interit.
Në fund festoi Interi, i cili u përpoq të harronte eliminimin nga “Europa League” duke fituar derbin kundër Milanit dhe për ta mposhtur këtë të fundit në renditje. Për Milanin mbeten ende dhjetë ndeshje për të siguruar pjesëmarrjen në Champions.
Dy muaj të rëndësishëm për të rindërtuar “Djallin” europian. Sfida e ardhshme do të tregojë nëse kaosi mes Kessie dhe Biglia (në të vërtetë u shua menjëherë) dhe humbja në derbi nuk do të sjellin pasoja në ekuilibrat e skuadrës së Gattuso.

Artikulli paraprakSkandali me vjedhjen e re të Veliajt, 5.7 milionë euro për 600 metra rehabilitim në bulevard
Artikulli tjetërNuk ka kompromis, Panuçi pezullon Strakoshën