Meta shuplakë Ramës: Klasa politike mos të fshihet pas asnjë ndërkombëtari!

Presidenti Ilir Meta thotë se, kriza politike në vend është thelluar, ndërsa u ka bërë apel palëve që të mos fshihen pas ndërkombëtarëve.
Duke folur për gazetarët në përfundim të një aktiviteti në Universitetin “Zoja e Këshillit të Mirë”, kreu i shtetit bëri thirrje që çështjet duhet të zgjidhen me dialog dhe jo me pazare.
”Klasa politike shqiptare duhet të marrë përgjegjësitë e saj dhe nuk duhet të fshihet pas asnjë ndërkombëtari siç ka ndodhur deri tani dhe çështjet duhet të zgjidhen me dialog larg pazareve, qoftë edhe të ndërkombëtarëve”.
Kujtojmë se ‘kartën e ndërkombëtarëve’ e përdor shpesh mazhoranca dhe kryeministri Edi Rama, teksa shprehet kundër nismës së opozitës për djegien e mandateve.
I pyetur nga gazetarët lidhur me ndikimin rus, u shpreh: “Jemi të ndërgjegjshëm për ndikimet shpesh toksike të Rusisë në rajonin tonë, por nuk besoj se ky është problem në rastin e Shqipërisë. Nuk duhet ta katandisim rrezikun rus si anglo amerikan në periudhën e të kaluarës për të fshehur shkaqet e vërteta të krizës, kushtetuese, morale, përfaqësimi, që janë të krijuara nga ne”.

Artikulli paraprakEmrat e operativëve të Sigurimit që ndiqnin Vilson Blloshmin
Artikulli tjetërSerbi, protesta të dhunshme kundë presidentit Vuçiç