Ish-Kryeministri Berisha ka denoncuar në rrjet, Drejtorin e Doganës së Tiranës, Drilon Bushati, i cili nuk ka deklaruar në formularin e dekriminalizimit edhe një aksident të rëndë rrugor ku ka shtypur një studente.
Sipas mesazhit të publikuar nga Berisha, Drilon Bushati ka aksidentuar në vitin 2015 me motor në gjendje të dehur një studente të cilën e ka lënë të gjymtuar. Korrupsioni si meritë për emërime të rëndësishme në narkoshtet! Drejtor i doganës së Tiranes, Drilon Bushati denoncohet për sa vijon.
-Është akuzuar nga prokuroria për veprën penale korrupsion aktiv, i implikuar ne aferën e naftës Virxhin, ka shtypur me makinë një studente dhe nuk ka deklaruar krimin në formularin e dekriminalizimit, është arrestuar nga policia sepse drejtonte automjetin i dehur.
Mbrohet nga Edvini dhe Ervini.
Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. Pershnetje Doktor Berisha. Unë qe po ju shkruaj jam një ish punonjës i security që mbulon hyrjen e administratës së degës së doganës Tiranë. Jam një ish punonjës, i larguar jo se kisha dëshirë të ikja se sme pëlqente puna, por i hequr pasi nuk plotësoja tekat duke i çuar ndonjë kafe nga hallexhinjte që të futeshin brenda institucionit për hallet e tyre, dhe arsyeja tjetër se nuk jam i paraqitshem.
Këto janë kërkesat kryesore nga “Shefja e personelit”- sekretarja dhe konfidentja personale e kryetarit të doganës Tiranë Drilon Bushati me emrin Blerta. Se ky vend kshu është bere nga këta doktor, të drejtojë doganën Tiranë një injorant 35 vjeçar qe ka qene akuzuar dhe hetuar nga prokuroria për evazion me detyrën dhe korrupsion aktiv, dhe i hetuar për naftën virxhine me A. Xhillarin.
Pervec këtyre zullumeve ka gënjyer dhe në formularin e dekriminalizimit kur u bë drejtor pasi nuk ka treguar që në vitin 2015 ka qenë i dënuar për aksident me motor me pasojë plagosjen e studentes me inicialet F.Gj e cila mbeti e gjymtuar nga ai aksident, pasi u gjet fajtor Driloni për drejtim të motorin në gjendje të dehur dhe përdorim Narkotikesh.
Këtë e di pasi ka qenë vllai im, që është polic rendi në grupin që e shoqëruan në komisariat. Ka qenë arrestuar dhe njëhere nga komisar Qebini në 2014 për drejtim të mjetit në gjendje të dehur me narkotike.
Por mesa duket drejtori i preferuar i rilindjes që pretendon të bëhet ZV drejtor i përgjithshëm ja ka hedhur paq të gjitha këtyre krimeve falë djalit të xhaxhait të tij Ervin Bushati dhe mbrojtjes që gëzon nga Edi Rama prandaj nuk e heton prokuroria për mashtrim me dekriminalizimin.
Kjo është jeta doktor disa duhet të rrojnë të vuajne nga këta plehra bukën e fëmijëve, ndërsa këta plehra drejtojnë shtetin tonë. Këtu është të ikësh doktor me vrap. Me poshtë po te nis dhe komunikatën e policise. Ne foto personi me kemishe te zeze eshte Drilon Bushati. Respekte ….”