Shikoni cila është detyra e re e Spiropalit…

Sa herë ajo hap gojën, minimalisht do shkaktojë të qeshura, por kishte kohë që nuk përmendej, disa ditë u bënë, jo se ajo ka ndryshuar, por thjesht nuk kishte gjetur ndonjë qoshëse televizive për të lëshuar perlat e saj të radhës.
Ministrja e Shtetit për Marrëdhënien me Parlamentin Elisa Spiropali, reagoi sot pas lajmit se një shtyllë e tensionit të lartë është dëmtuar me lëndë eksplozive nga persona të panjohur.
Vetë strukturat e rendit nuk kanë as të dyshuar për këtë ngjarje, por Elisa e ka “gjetur”, madje e bën fakt të kryer duke mbajtur një qëndrim politik në profilin e saj në Facebook, që më së shumti hulumtohet nga “Skënderbeu” i saj, Edi Rama.
“Vesi del me shpirtin! Goditet me tritol linja e transmetimit 400 KW në Laç dhe pas 30 vjetësh kapituj sherresh e rrëmujash të nxitura nga e njëjta dorë, dihet kush u bie shtyllave nga tërbimi i dëshpërimit! E keni kot, hidhuni përpjetë sa të doni, këtë vend mbrapa dot s’e ktheni”-shkruan Elisa.
Ajo e di cila dorë është, përderisa e pohon edhe vetë, madje si një “kryehetuese” ajo del në konkluzion mbi motivet që sipas saj vjen nga tërbimi dhe dëshmërimi. Drejtëpërdrejtë akuzon opozitën për këto trazira, ndërsa policia dhe prokuroria vendosjen e eksplozivit në pronën publike e konsideron si akt terrorist dhe me ngjarjen merren struktura të posaçme, ndonëse deri më tani ngjarje të tilla kanë mbetur pa u zbuluar ndër vite.

Në qëndrimin e Spiropalit, nuk ka vend për lajmin në vetvete sesa nga reagimet e saj. Ajo është një nga ministret që do futet në librat “gines” për një përulje ndaj Edi Ramës, duke e konsideruar atë si “Skënderbeun” e Shqipërisë. Elisa që la Doganat Shqiptare në një gropë të zezë të mbuluar nga kontrabanda dhe korrupsioni është ricikluar si ministre, ndërsa herë pas herë është imazhi i parë publik i Rilindjes.
Në daljet e fundit televizive u shpreh se “DonKishoti” është personazh e letërsisë shqipe, ndërsa në Parlament citoi: “Sikurse e ka thënë edhe Çerçiz Topulli, kush kërkon plaçkë është vetë plaçkë”. Në fakt ngatarroi Cerçizin me aktorin Timo Flloko që luan rolin e tij në film. E gjithë jeta e Elisës është një “film i bukur” me Rilindje.
Personazhi publik i Rilindjes Elisa Spiropali i dalë nga duart e Erion Veliajt kur ishte në organizatën “Mjaft” është kthyer sot në simbolin e pushtetit, ndonëse ka një dosje për afera korruptive, por çështje që duket se do mbyllet ende pa u hapur, për aq kohë sa në pushtet është “Skënderbeu” i saj, Edi Rama…
/Boldnews.al/

Elisa Spiropali ok compressor e1545997736434

Artikulli paraprakVideo/ Veliaj shton bodigardët pas sulmit me bojë
Artikulli tjetërSekretari për Çështjet Ligjore në PD flet për vendimin e opozitës për zgjedhjet lokale