Skandal! Ministria dërgon të rinj gjoja si sportistë në Angli duke u marrë nga 11 mijë euro

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka publikuar mesazhin e një emigrant në Angli, I cili shkruan se, Ministria e Arsimit, duke bërë falsifikime dërgon të rinj shqiptarë si sportistë në Angli duke u marrë nga 7 mijë – 11 mijë euro për person dhe i dërgojnë si sportistë.

Postimi i plotë i ish-Kryeministrit Berisha
Denoncohet Ministria e Arsimit për trafik të qënieve njerëzore kundrejt 7-11 mijë eurove në Angli! Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital.

I nderuar Doktor!
Unë që po të shkruaj këtë sms, shkruaj nga Anglia. Po tmerr dhe skandali me i madh i qeverisë dhe i Ministrisë së Arsimit se si trafikojnë të rinjtë shqiptarë nga mosha 18- 25 vjeç.

Duke bërë falsifikime dhe duke dërguar të rinjtë shqiptar si sportistë në Angli dhe duke u marrë nga 7 mijë – 11 mijë euro për person dhe i dërgojnë si sportistë, z. Berisha.

Veç mjafton të hapni sistemin TIMS se sa të rinj kanë ikur si sportistë e nuk janë kthyee. Kjo është ndrikulla ministre dhe tani këto gjëra po i bëjnë këta të sportit.
Respekte z. Berisha!

Artikulli paraprakDebati i plotë: Lleshi: Hajde flasim, studentët: Turp! Turp! Turp!…Ti flet me gaz!
Artikulli tjetërDy ministre nisin procedurat; koncesion 300 milionë euro për 40 vjet për WC-të publike