Rreth 3 mijë fermerë kanë bllokuar aksin rrugor Lushnje – Fier duke derdhur në mes të autostradës, prodhimet e tyre, në shenjë proteste për mossubvensionimin e TVSH.
Fermerët e revoltuar akuzojnë qeverinë për falimentimin e tyre.
Në vendngjarje ka forca të shumta policore, të cilat kanë tentuar të largojnë protestuesit e shumtë nga rruga.
Prej disa ditësh, grumbulluesit e qumeshtit kanë bojkotuar mbledhjen duke çuar në falimentim fermerët, ndërkohë që në protestë jane bashkuar edhe fermerët e produkteve të tjera, të Lushnjes dhe zonave përreth.
Fermerët thonë: “Kërkojmë uljen e TVSH për qumështin. Kemi marrë kredi, ndërkohë që prodhimet detyrohemi t’i hedhim në plehra!”
LIVE – Protesta e fermerëve, të cilet kanë bllokuar rrugën Lushnjë Fier. Fermerë të shumtë kanë bllokuar aksin rrugor duke derdhur në mes të autostradës prodhimet e tyre në shenjë proteste për mos subvensionimin e TVSH.
Gepostet von Partia Demokratike e Shqipërisë am Mittwoch, 20. März 2019