Ish-deputetja e Partisë Demokratike, për qarkun e Dibrës, Dhurata Çupi ka reaguar për skandalin që ndodhi në shkollën “Shefqet Tançi”, ku u helmuan 11 nxënës të klasës së gjashtë.
Çupi me anë të një postimi në rrjete sociale, është shprehur se helmimi i kësaj qeverie nuk po kursen as fëmijët, të cilët prindërit i dërgojnë në shkollë, e i gjejnë në spital.
“Skandal në Bulqizë, helmohen 11 fëmijë të shkollës “Shefqet Tançi”.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme ndërsa nxënësit e klasës së gjashtë po kryenin një eksperiment në laboratorin e shkollës.
Fëmijët janë dërguar në urgjencë duke u përballur me pasoja të rënda të helmimit.
Për fatin e keq helmi i kësaj qeverie nuk po kursen askënd, as fëmijët të cilët prindërit i dërgojnë në shkollë e i përfundojnë në spital”, shkruan Çupi.
Më tej ish-deputetja është shprehur se duhet të merren masa urgjente nga organet kopetente, për zbardhjen e kësaj ngjarjeje. Sipas saj skenat që pamë ditën e sotme, janë tregues i papërgjegjshmërisë.
“Duhet të merren masa urgjente për largimin e produkteve të tilla helmuese nga të gjitha shkollat në vend.
Të kryhet hetim i plotë nga organet kopetente për këtë ngjarje por edhe për procedurat që janë ndjekur për pajisjen e shkollave me këto produkte që u rrezikon shëndetin fëmijëve.
Skenat që pamë sot me fëmijët e kësaj shkolle, janë tregues i papergjegjshmerise totale te autoriteteve pergjegjese
Fëmijëve të lënduar nga kjo ngjarje u uroj shërim të shpejtë si dhe prindërve të kenë durim për ta kaluar këtë moment”, shkruan Çupi në një postim.