Majlinda: Janë thashetheme për mua dhe Knutin

Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, Majlinda Bregu, ka komentuar videon ku shfaqej me eurodeputetin Knut Fleckenstein, e cila u bë virale në rrjetet sociale.

Bregu tha gjatë një interviste në emisionin “Përballë” në RTSH, se është mësuar me thashetheme, akuza të dobëta dhe deklarata që i bëjnë pis ata që i ndërtojnë.

“Është një video që e kam postuar para disa kohësh, në 2015, me prapaskenat e takimit. Jam mësuar edhe me thashethemin, edhe më akuzat më të dobëta dhe të shëmtuara. Nuk mbaj mend që të jetë sulmuar kaq shumë një grua, me deklarata që i bëjnë pis ata që i ndërtojnë’”tha Bregu.

Në video shikohen poza interesante të përqafimit “vëllazëror” të Knutit ndaj Majlindës si dhe një reagim i vetë Majlindës duke nxjerrë gishtrin tregues në shenjë mohimi në momentin kur Knuti e tërheq fort pas vetes.

Ky është komenti i parë që bëhet për këtë video nga vetë protagonistja, ndërsa nuk ka ende një reagim nga protagonist tjetër, Knuti i PE-së.

Artikulli paraprakForcat speciale përballë popullit, kjo i ka mbetur zombit kryeministër, kufomës që zvarritet i pakallur
Artikulli tjetërPD, padi penale Sandër Lleshit për helmimin dhe dhunën e policisë ndaj protestuesve