Kreditë e këqija shënuan një rënie të lehtë në muajin maj, duke arritur 19.5 për qind të stokut të kredisë, pas një rritje rreth nivelit 20 për qind në prill. Nga të dhënat e Shoqatës së Bankave, rënia e kredive me probleme në maj u ndikua nga rënia e huave të dyshimta me 5.3%, teksa kredia e humbur këtë muaj u rrit me 24 milionë lekë ose 0.03% Teksa kredia me probleme ra gjatë muajit dhjetor 2015 me 18.2 për qind për shkak të një procesi që përfshiu fshirjen e huave që kishin kaluar tri vite që nuk po mund të arkëtoheshin nga bankat, nuk po mbahet dot i njëjti ritëm edhe këtë vit. Edhe pse në bilancet e bankave janë fshirë më shumë se 23 miliardë lekë vitin e kaluar, proces që ka vijuar edhe këtë vit, huatë e reja në rrezik për t’u kthyer në afat janë rritur me të njëjtin progres, përderisa totali i kredisë me probleme nuk po i largohet 20 për qindëshit. Në total, huatë e humbura, që nuk ka shumë shpresë të rikuperohen nga bankat ishin 60.2 miliardë lekë në maj (430 milionë euro), ose rreth 13.3% e totalit të stokut të kredisë të dhënë për bizneset e individët. Në një tjetër tregues se huaja me probleme mund të vazhdojë të rritet edhe më tej, huatë standard, ato të mirat fare, deri në 30 ditë vonesë, janë ulur ndjeshëm në prill, çka nënkupton që një pjesë e kredimarrësve kanë filluar të vonojnë këstet edhe më shumë se një muaj. Gjithsesi, nga 30 deri në 90 ditë, huatë kalojnë në ndjekje, por nuk kategorizohen ende si të këqija. Në muajin maj huatë në ndjekje u rritën me 415 milionë lekë. Rritja e huave në ndjekje ishte sinjalizuesi i parë se ato do të përkeqësoheshin sërish.
Kryesore
Continue to the categoryBudallenjë, Servilë dhe Epshndjellëse
Nga Namir Lapardhaja
Dy prej kategorive kryesore që i vjen më për shtat çdo pushteti për të përdorur, janë budallenjtë dhe servilët.
Të parët nuk e...