Flet studenti i arrestuar pse protestoi më 16 mars, masazhi drejtuar Ramës!

Në protestën e sotme të ‘Unazës së Re’, ka folur edhe një nga studentët, i cili u shoqërua në komisariatin e Policisë pas protestës së madhe të opozitës të mbajtur më 16 mars. Studenti iu drejtua Ramës me fjalët e tij duke i thënë se, “S’ke parë asgjë akoma”, duke i lënë të kuptojë se do ta ketë aty sërish deri në rrëzimin e tij. “Sapo vij nga Policia e Tiranës sepse isha i shoqëruar. Kisha kohë që nuk e provoja këtë kënaqësi. Unë do i drejtohem Edi Ramës me fjalët e tij të preferuara; ‘S’ke parë asgjë akoma”, iu drejtua studenti kryeministrit.
Sot protestës së banorëve të Unazës së Re i janë bashkuar edhe pjesëtarë të shoqërisë civile në mbrojtje të Teatrit, të cilët kanë zgjedhur të përkrahin protestuesit e Unazës në kauzën e tyre.

studentiii1553104142

protesta 11 1

Artikulli paraprakProtestuesit e Unazës së Re: Sandër Lleshaj, gjeneral i një qeverie të vdekur, nesër të gjithë para Parlamentit
Artikulli tjetërProtestat konfirmuan rënien e mazhorancës së rrejshme!