Vrasja e fundit në Grudë të Shkodrës, ku humbi jetën biznesmeni Ferdinand Polia, e ka çuar në 3 numrin e vrasjeve në vend, në harkun kohor të tri ditëve.
Ish-deputeti Bardh Spahia e ka cilësuar si një tjetër akt që tregon se vendi është kapur nga krimi, ku siguria ka shkuar në zero.
“Atentati i tipit mafioz ne Grudë të Shkodrës, që i mori jetën një biznesmeni 35 vjeçar, është ngjarja e radhës tejet e rëndë, që dëshmon se qytetarët e këtij vendi janë krejt të pasigurtë për jetën. Policia është vënë në shërbim të pushtetit të kryeministrit frikacak, përmes veglës së tij të bindur, “teknicienit” Sandër Lleshaj.
A ka më turp kur ka shërbim të përforcuar për gjithë politikanët mëkatarë, ndërsa krimi godet i pashqetësuar, pasi policia po përdoret për të mbrojtur Edi Ramën e veglat e tij nga qytetarët? Një polici që merret vetëm me protestat e qytetarëve të lirë, të fermerëve, studentëve, banorëve të Unazës së re, që tregohet e pamëshirshme me gjobat ndaj njerëzve të thjeshtë, një polici që vepron pa pikë problemi me gaz helmues ndaj qytetarëve protestues, që i procedon penalisht si të ishin kriminelë, që perdor edhe objektet e kultit për të vendosur snajpera që shënjestrojnë qytetarë protestues!!! Jane të gjitha shenja se Edi Ramës nuk i bëhet më vonë për qytetarët, por vetëm për karriken e vet.
Një shtet policor për të mbrojtur pushtetin e Edi Ramës është pika që po derdh gotën e zullumeve të kryeministrit ndaj qytetarëve të vet! Prandaj bashkimi për ta larguar sa më parë është mision qytetar para se të jetë politik! Durimit i ka ardhur fundi! #RamaIk#StopShtetitPolicor”, shkruan Spahia.