Pronari i një pike këmbimi valutor është grabitur para tre ditësh tek Unaza e re, por policia ka heshtur, duke e fshehur ngjarjen e rëndë.
Teksa kambisti po dilte nga një garazh pranë shtëpisë së tij, e ka sulmuar një person i maskuar, i cili i ka marrë rreth 20 mijë euro nën kërcënimin e thikës.
Bëhet e ditur se autori është larguar me vrap, pasi i kishte marrë shumën e madhe të parave.
Kambisti është përleshur me autorin, por nuk ka mundur të ndalojë grabitjen.
Autori kishte një thikë, por për fat të mirë nuk e ka plagosur kambistin.
Pas ngjarjes, ai ka bërë denoncimin në polici për të zbuluar autorin e kësaj ngjarjeje. Policia e ka fshehur nfgjarjen e rëndë.