Tahiri takohet me Shullazin, garanci për lirimin pas 4 muajsh

Ish-kryeministri Berisha paralajmëroi dje lirimin e Emiljano Shullazit ndërsa publikoi të dhëna të rënda mbi takime të fshehta të Shullazit me Ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri. Berisha citon burime konfidenciale nga Drejtoria e Burgjeve dhe Policia Kriminale, sipas të cilave çdo javë ministri Tahiri zhvillon takime me Shullazin, takime të cilat zgjasin 1 orë e gjysmë. Gjithashtu duke i’u referuar një denoncimi të një oficeri, Berisha thekson se jo vetëm që Shullazit i është garantuar dalja nga burgu brenda katër muajsh nga Rama por në të njëjtën kohë atij i janë siguruar kushtet dhe trajtimet speciale në shkelje flagrante të të gjitha rregullave dhe procedurave.
“Burime nga drejtoria e burgjeve dhe policia kriminale informojnë: Saje qorri zhvillon takime të rregullta javore, kokë më kokë në një dhomë të veçantë me Milin e partisë. Këto takime zgjasin rreth 1.5 orë. Në takimin e fundit oficeri dixhital informon se Edvin Shullazi i ka premtuar Milit të Partisë lirimin e tij nga burgu brenda 4 muajve te ardhshem. Oficeri dixhital informon gjithashtu se Milit të Partisë i janë siguruar disa shërbime të rezervuara në kësi rastesh vetëm për vipat me trajtim special duke shkelur rregullat e caktuara për sjelljen dhe qëndrimin ndaj personave në paraburgim apo burgim” thuhet në postimin e Berishës.
Me afrimin e vitit 2017, vit kur pritet të zhvillohen edhe zgjedhjet parlamentare, Ramës i duhet të aktivizojë Shullazin dhe bandën e tij për të zhvilluar të njëjtin skenar ashtu si edhe në dy zgjedhjet e kaluara. Dihet tashmë që Shullazi dhe banda e tij përdoret nga Rama për të ushtruar terror dhe kërcënime ndaj votuesve. Me ardhjen e Ramës në krye të qeverisë, Shullazi u shndërruar në simbolin e pushtetit të Ramës. Prej dy vitesh ai nisi një fushatë agresive gjobëvënieje ndaj bizneseve duke grabitur prona, sipërfaqe tokash e biznesesh apo shuma marramendëse parash.
Nga ana tjetër, Rama i ka dhënë Shullazit dhe bandës së tij  pushtet të plotë ndaj policisë. Nga veriu në jug të vendit, me mijëra sipërfaqe pyje e tokash janë mbjellë me bimë narkotike nga Shullazi dhe banda e tij. Askush nuk guxon të prekë këto plantancione me të cilat është mbjellë sot gjithë vendi.
Përfaqësues të rëndësishëm të biznesit në vend janë ankuar tek Edi Rama për gjobat që u ka vënë Shullazi, por kanë gjetur shpërfilljen, madje edhe justifikimin e tij për Shullazin. Tek Rama, biznesi nuk ka gjetur garantin e rendit dhe sigurisë, por ortakun e Shullazit. Madje në disa raste, Rama edhe ka shfajësuar Shullazin duke thënë edhe se “kohët e fundit nuk ka qenë mirë”.
E njëjta situatë u përsërit edhe në rastin e kërcënimit të kandidatit për rektor, Mynyr Koni për tu tërhequr nga gara si dhe rektorin e asaj kohe Dhori Kule për të mos mbështetur kandiaturën e Konit. Denoncimi i këtyre dy kërcënimeve nga ish kryeministri Berisha, e më pas edhe i vet dy të kërcënuarve vuri në lëvizje Prokurorinë e Përgjithshme e cila kërkoi arrestimin e Shullazit ndërsa Rama me Tahirin nga ana tjetër mundoheshin të fshihnin provat përmes policisë. Tanimë, Rama po mundohet me të gjitha mjetet për të liruar Shullazin e për ta aktivizuar atë sërish në shërbim të pushtetit të tij kriminal.

Arben Shahini

Artikulli paraprakRama sfidon drejtuesen e “Top Channel”
Artikulli tjetër6 hapat që zgjidhin procesin e Vetingut