A keni mik të vërtetë? A keni menduar ndonjëherë nëse ekziston ndonjë përkufizim apo diçka më shumë që e përshkruan më së miri një mik të vërtetë?
– Dëshira për t’i ndihmuar të tjerët rreth vetes;
– Ndjeshmëria dhe simpatia;
– Sinqeriteti madje edhe në situatat në të cilat njerëzit e tjerë e kanë të vështirë ta thonë të vërtetën, sidomos kur është fjala për të metat e dikujt;
– Mirëkuptimi dhe dhembshuria e ndërsjellë; aftësia për t’iu drejtuar të tjerëve kur keni nevojë për mbështetje emocionale;
– Kënaqësia për kohën e kaluar së bashku;
– Besimi;
– Reciprociteti pozitiv – marrëdhënia është e bazuar në “marrjet” dhe “dhëniet” e barabarta të të dyja palëve;
– Aftësia për të qenë ai (ajo) që është, për t’i shprehur ndjenjat dhe për të bërë gabime pa u frikësuar nga gjykimi.
Dihet se ndjenja e lidhjes me ata që i doni çon në një jetë më të lumtur. Por a e dini nëse kjo ju bën edhe të shëndetshëm?
Në fakt, për të qenë më të shëndetshëm nuk është e mjaftueshme që vetëm të hani shumë perime, të stërviteni, të flini, dhe t’i ndiqni udhëzimet e mjekut.
Shumë faktorë të tjerë kontribuojnë në shëndetin tuaj të përgjithshëm, dhe një prej tyre është miqësia.
Hulumtimet tregojnë se njerëzit me një rreth të ngushtë të miqve jetojnë më gjatë, ballafaqohen më lehtë kundër sëmundjeve të rënda, si kanceri apo sëmundjet e zemrës dhe ftohen më rrallë.
Pra, shoqërohuni me sa më shumë njerëz. Kultivoni miqësi, por mbani në mend se nuk duhet të shoqëroheni nga lakmia, por nga motive të mirëfillta dhe të sinqerta.