Dom Gjergj Meta, shumë aktiv kur bëhet fjalë për interesin publik, ka ngritur sërish alarmin për ndërtimin e 4 HEC-eve të reja në Mirditë, konkretisht në kanionet e Kaçinarit në lumin Zll Simon.
Duke përdorur frazën “tik-tak, tik-tak” njofton se kanë nisur “konsultimet” për hedhjen e betonit për ndërtimin e 4 HEC-ve përgjatë lumit nga Arrëzi deri në Simon e Shpërdhazë, duke argumentuar se ka nisur përçarja e banorëve me oferta të ndryshme.
Reagimi i plotë
Tik-tak, tik-tak: po i vritet ora edhe kanioneve në Kaçinar e lumit Zall Simon.
Këto ditë kanë filluar “konsultimet” për me hedh beton për katër HEC-e përgjatë ujit nga Arrëzi deri në Simon e Shpërdhazë.
“Konsultimet” me banorët dhe përçarja e tyre me oferta të ndryshme.
Kujtojmë se disa ditë më parë banorët e Kurbneshit, Njesia Selitë në Mirditë dolën në protestë kundër ndërtimit të dy HEC-ve mbi lumin e Urakës.