Nga Orjola PAMPURI
Nje nene vetevritet, nga deshperimi i varferise.
E sa te tjera gezojne se e kaluan dhe sot diten, po neser?
Ky eshte realiteti i trishte i mijera familjeve shqipetare, te cilat perpeliten ne mjerim e skamje, pa gjetur asnje “kothere” shprese.
Nga ana tjeter, qeveria mban me dhune karriget, mban me force pushtetin, si ta kishin trasheguar nga nena apo babai.
Ate karrige ua bleve atyre njerezve te varfer per nje kore buke, Edi Rama, e sot fryma po u mbaron, dhe te vetmen shprese qe kane, eshte vetem nje alternative ndryshe, per te dale nga ky batak. Sigurisht pjese e kesaj alternative eshte dhe largimi i ketij pushteti diabolik te veshur me Prada.
E trishte, e dhimbshme deri ne kocke kur degjon qe nje nene vetevritet se s’ka me c’te ushqeje femijet, e neveritshme per ju qe rrini e krekoseni ne ate parlament qesharak duke ndertuar ‘varka prej letre’ me te cilat po mbysni cdo dite e me shume kete popull, neveri dhe per ju qe hartoni politikat e medha ne emer te grave, kur mjerimit i shtohen cdo dite e me shume gra te dhunuara, te pambeshtetura, te varfra, neveri edhe per ju qe stoliseni e flisni me patetizem ne emer te tyre. Mijera Gra, e familje, sot jane ne varferi ekstreme.
E vetmja zgjidhje eshte nje alternative ndryshe nga kjo e diktatorit dhe hijenave te pameshirshme qe kane marre peng kete vend. Ngrihuni qytetare, ngrihuni kunder ketij regjimi diktatorial, kunder ketyre qenieve patologjike qe mohojne te verteten e trishte qe ka kapluar kete vend e keta qytetare te pafajshem. Largimi i Edi Rames, do te jete nje fillim i ri per kete vend.