“Shefi i krimeve në Kombinat më erdhi në banesë dhe më ka dhunuar, e kam me video të filmuar. E lashë, por sot u hakmor prapë, dhe i them sot: Do ta kesh personale me mua Oliger Torba”. Kjo deklaratë u bë nga një banore nga protesta e Unazës së Re në kryeqytet ku qindra baniorë protestojnë prej muajsh kudër projektit për ndërtimin e rrugës që parashikon shembjen e banesave dhe bizneseve të tyre.
Banorët kërkuar rrëzimin e projektit që e cilësojnë korruptiv dhe deklaruan pjesëmarrjen e tyre në protestën e nesërme para parlamentit, të thirrur nga opozita, që nis në orën 9:30.
Largimi i kryeministrit Edi Rama dhe i kry bashkiakut të Tiranës Erion Veliaj u kërkua gjithashtu në protestën e pasdites së kësaj të mërkure.
Krah banorëve ishin edhe ish-deputetët e opozitës, Klevis Balliu dhe Petrit Vasili. Ish-kreu i grupit parlamentare të LSI-së tha se Ramën “nuk e duan as të tijtë”
“Se duan as të tijtë është një havale e madhe që u ka mbetur mbi kokë”, deklaroi Vasili nga megafoni i protestës.
LIVE – Protesta e banorëve të Unazës së Re. Opozita qëndron në krah të tyre!
Gepostet von Partia Demokratike e Shqipërisë am Mittwoch, 27. März 2019