Shpërthen tek Ministria e Brendshme, policia terror ndaj prtestuesve, nuk kursen as gazetarët

Duket se situata më e tensionuar në nisje të protestës së opozitës është përpara Ministrisë së brendshme, ku janë të vendosur banorët e Astirit.
Në mbrojtje të tyre janë dhe ish-deputetëty e opozitës Albana Vokshi dhe Klevis Balliu. Punonjësit e policisë nuk kanë kursyer me shtyrje dhe gazetarin Erjon Skëndo dhe operatorin e Fax News, të cilët po raportonin live atë që po ndodhte te protesta.
Ndërkohë që policia ka ndërhyrë me forcë dhe ndaj disa zonjave që ishin pjesë e protestës.
“A mund të vihet dorë mbi vajzat dhe gratë, sot policia ka marrë urdhër që ti dhunojë ato. Në do të protestojmë rreth e rrotull Kuvendit”, u shpreh Vokshi.
Protestuesit e mbledhur në hyrje të pedonales po përplasen me Policinë, e cila ka sjellë forca të shumta shtesë për t’i penguar. Ardhja e një grupi të madh policësh në bulevardësh, që u ka dalë para, është pritur me Uuuuuuuuuuuuuuuuu!

44 1

2 14 1

11 3 1

11 4 1

Artikulli paraprakTirana në shteterrethim, policia dhe forcat speciale bllokojnë të gjitha rrugët
Artikulli tjetërVokshi reagon e revoltuar: Sot policia dhunoi gratë dhe vajzat