Tensione janë regjistruar edhe në hyrjen kryesore të Parlamentit, në anën e rrugës Xhorxh W. Bush.
Mes protestuesve dhe policisë ka pasur shtyrje me trup, ndërsa në mbështetje të kordonit të uniformave blu janë angazhuar edhe forca të FNSH-së, që ndodhen të pozicionuara në oborrin e Kuvendit.
Herë pas here në këtë hyrje të Kuvendit ka përplasje mes protestuesve dhe policisë, ndërkohë që një automjet me ujë që përdoret për shpërndarjen e protestuesve, ndodhet në gadishmëri.
Ndërkohë policia ka vendosur masakt kundragaz, ndërsa në drejtim të kordonëve të policisë janë hedhur tymuese.
Një person është dëmtuar gjatë tensioneve.