Protestuesit para Ministrisë së Brendshme: “Lironi djemtë tanë”!

Protesta e opozitës është zhvendosur nga Kuvendi i Shqipërisë drejt Ministrisë së Brendshme.
Me thirrjet, “lironi djemtë tanë”, disa mijëra protestues janë ndalur përpara godinës së Ministrisë së Brendshme.
Protestuesit kërkojnë lirimin e qytetarëve të arrestuar nga policia në protestat e fundit të opozitës, por edhe atyre të organizuara nga banorët te Unaza e Re.
Protestuesit kanë qëndruar për disa minuta para godinës së Ministrisë së Brendshme, ndërsa qindra forca policore janë stacionuar rreth godinës në mbrojtje të saj.

protesta madheshtore

 

Artikulli paraprakBalla i quajti protestuesit “huliganë”, shpërthen protesta…
Artikulli tjetërProtestuesit nxijnë Lleshin, bojatiset Ministria!