Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi i ka cilësuar shpifje të ulëta dhe metoda KGB-je, deklarata e bëra sot nga kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, i cili publikoi një video ku pretendonte se PD paguante protestuesit.
Në reagimin e saj Vokshi shkruan se, ndien keqardhje për nivelin ku është katandisur PS, e cila ka mbetur në dorë të një njeriu si Balla i cili shitet dhe blihet mjaft lirë tek çdo kryetar PS-se.
Postimi i Vokshit
Nuk hoqën dorë nga metodat e Sigurimit të Shtetit dhe KGB, duke sajuar e shpifur për të baltosur njerëzit e lirë.
Taulant, e di që mendjen e ke vetëm tek paratë. E di që shitesh dhe blihesh lirë tek padroni i rradhës. Meqë të ka blerë krimi i organizuar prej kohësh, po të kujtoj që qytetarët e lirë as nuk blihen dhe as nuk mund të shantazhohen.
Keqardhje për nivelin ku është katandisur Partia Socialiste.