Mirë se keni ardhur në këtë Asamble të vërtetë të Kushtetutës, të Ligjit, të së drejtës, në Parlamentin e vetëm që njoh unë, në Parlamentin e vetëm që njeh opozita e bashkuar, në Parlamentin e popullit të bashkuar për ndryshim.
Përballë nesh dhe pas radhëve të policisë ndodhet banda më famëkeqe e hajdutëve që ka parë dhe ka njohur ndonjëherë Evropa e pasluftës, e kryesuar nga kryehajduti, arkitekti i Shqipërisë Kolumbiane, Maduro i Ballkanit, Edi Rama dhe skota e tij kriminale.
Për 6 vite me radhë, kjo bandë kriminale vodhi dhe varfëroi shqiptarët, i gjobiti dhe u rriti çmimet e kostos bazë të jetës. 6 vite me radhë rriti taksat, rriti energjinë, çoi në burg dhe drejt vetëvrasjes dhjetëra kryefamiljarë që nuk paguanin dot faturat e kripura të bandës së hajdutëve në pushtet.
Rriti çmimin e ujit, rriti çmimin e naftës, shkatërroi dhjetëra mijëra biznese, i nxori njerëzit në mes të rrugës, qindra mijëra i drejtoi drejt dëshpërimit të kurbetit, shkatërroi shëndetësinë, shkatërroi dhe mbylli qindra shkolla, detyroi vogëlushët e pangrënë të shqiptarëve të varfër të ecin edhe njëherë me kilometra të tërë për të shkuar drejt klasave të pangrohura, me kushte çnjerëzore.
Ky është njeriu i cili u bë simboli i krizës ekonomike që ka pllakosur, i papunësisë, i varfërisë, i mungesës së shpresës dhe mundësive për çdo shqiptar.
Arma e tij gjatë këtyre viteve ka qenë mashtrimi, arma e tij gjatë këtyre viteve ka qenë propaganda e shpifur, propaganda e ndyrë që e bënte përdhunuesin hero, narkotrafikantinkryebashkiak e kryebazhibozuk, e bënte anëtar të kuvendit, duke zhbërë ditë pas dite besimin e shqiptarëve tek demokracia, si një amanet nga babai i tij politik Enver Hoxha.
Por njësoj sa ç’mund të ngjallet kufoma e Enver Hoxhës aq mund të ngjallet kufoma politike e Edi Ramës dhe e “Rilindjes”.
Unë e di, se gjithësecili prej jush këtu ka ardhur jo vetëm me vendosmërinë e pathyeshme për t’i dhënë fund regjimit mafioz të Edi Ramës dhe për ta përcjellë Maduron e Ballkanit para drejtësisë ose në azil politik, por, mbi të gjitha, për t’i dhënë një sinjal të qartë shprese çdo shqiptari e çdo shqiptareje kudo ku ndodhet.
Këtu, në këtë protestë, si në çdo protestë tjetër të opozitës, janë bashkuar hallet e panumërta të shqiptarëve. Sot, nga ky shesh ju them, se nuk janë bashkuar vetëm hallet, por edhe zgjidhjet, edhe shpresa për të nesërmen që po vjen.
Studentë shqiptarë, dritës së syrit të çdo prindi, dritës së syrit të demokracisë, themeluesve të Partisë Demokratike dhe të pluralizmit politik, dua t’ju them sot, se ai që ju mashtroi, ai që përbuzi lëvizjen tuaj fisnike, është tashmë i larguar; se Partia Demokratike dhe opozita e bashkuar, do t’i zgjidhin problemet tuaja, se dita kur universitetet shqiptare trajtohen si kazerma të Maduros së Ballkanit po merr fund, se një ditë e re e universiteteve evropiane, e arsimit evropian po agon për ju studentë shqiptarë, rini shqiptare, që jeni në ballë të protestës, në ballë të përballjes, në ballë të rezistencës, në ballë të fitores.
Rama ik! Nuk ka gardh, nuk ka tel me gjemba që e mban vrullin popullor për ndryshim. Ndryshimi ka nisur, ai nuk do të kthehet mbrapsht. Rama ik!
Ju them fermerëve shqiptarë se kohët tuaja të dëshpërimit do të marrin fund, se me Partinë Demokratike dhe opozitën e bashkuar, paratë që sot jua vjedhin Edi Rama dhe oligarkët do t’ju rikthehen ju, do t’ju rikthehen si subvencione, si investime, se skema korruptive e tvsh-së do të anullohet dhe përgjegjësit do të shkojnë në burg dhe pasuritë e tyre.
Dua t’i them sipërmarrjes së vogël se kushtet e mbijetesës të cilat ju ka vendosur kjo qeveri kriminale dhe hajdute do të zhbëhen që ditën tonë të parë.
Ditën e parë të demokracisë së rivendosur me forcën e shqiptarëve të bashkuar dhe me votën e tyre të lirë. Se askush, absolutisht askush, nuk do të ketë mundësinë t’ju dhunojë, t’ju gjobisë, t’ju godasë, t’ju poshtëroje dhe t’ju marrë bukën e fëmijëve nga goja. Kjo kohë do të marrë fund! Rama ik! Mjekët dhe inxhinierët tanë nuk do të duhet më të kërkojnë fatin rrugëve të botës.
Taksa e sheshtë, subvencionet që do të hapin vende punës dhe do të mundësojnë qëndrimin e rinisë me dinjitet, kushte dinjitoze dhe paga të larta në Shqipëri, janë prapa derës që do të hapim bashkë. Atë derë do ta hapim me çdo kusht e çdo çmim. Rama ik!
Ne jemi këtu jo vetëm për të konfirmuar verdiktin e pakthyeshëm popullor të 16 Shkurtit e 16 Marsit, largimin pa kushte të kryehajdutit Edi Rama, por jemi për të nisur së bashku një rrugëtim, në fund të të cilit kurrë më nuk do të ketë rrethana që t’ju vjedhin votën, t’ju vjedhin parlamentin, t’ju vjedhin qeverinë e me qeverinë e vjedhur nga krimi dhe nga oligarkët dhe banditët, t’ju vjedhin bukën e fëmijëve tuaj, të ardhmen tuaj, dinjitetin tuaj. Kjo do të marrë fund njëherë e mirë.
Ndaj së bashku me protestat që nuk do të ndalen deri në rrëzimin e qeverisë kusare të Edi Ramës dhe largimin e kryehajdutit, ne kemi nisur së bashku, në të gjithë Shqipërinë një bashkëbisedim kombëtar që do të çojë drejt hedhjes së themeleve të një demokracie të standardeve, vlerave dhe parimeve europiane dhe amerikane.
Ndarja dhe balancimi i pushtetit, një parlament që t’i takojë popullit dhe të mos jetë oturak i kryeminitrit, një drejtësi e pavarur që nuk i mbron, por i ndëshkon politikanët e korruptuar dhe të lidhur me krimin, janë themelet e ndryshimit që ne, së bashku, do të sjellim.
Liria e medias, respekti për liritë themelore të qytetarëve, të jetës, të pronës, së fjalës së lirë, ne do t’u japim fund dhunimit të këtyre të drejtave, ne do të çlirojmë edhe vëllezërit tanë, heronjtë e arrestuar vetëm sepse protestonin kundër diktaturës, të cilët i përshëndes, edhe në emrin tuaj, të gjithë të arrestuarit e protestave tona, heronjtë e demokracisë dhe të lirisë.
Ora e padrejtësisë do të marrë fund shumë shpejt. Por ne do të jemi këtu për të garantuar që kurrë më, oligarkët dhe trafikantët me Edi Ramën në krah, mos shembin shtëpitë tuaja, mos t’ju nxjerrin prej tyre pa të drejtë, pa ligj dhe pa shpronësim, të mos vjedhin pronat tuaja dhe të ndalin dorën e zezë të hajdutërisë që sot shtrihet nga Tirana në Vlorë, nga Shkodra në Korçë e anembanëShqipërisë.
Po, ora e ndryshimit po vjen, e një shteti që do t’u takojë qytetarëve, nga qytetarët dhe për qytetarët. Për këtë, misioni më i madh, të cilin do ta çojmë deri në fund, është shembja dhe rrëzimi i qeverisë së krimit e cila sot nuk është legjitime në sytë e shumivës dërrmuese të shqiptarëve, por përfaqëson mbeturinat e fundit tëëndrrëës më të keqe në këto 30 vite.
Edi Rama, pak ditë më parë, në antimitingun më të turpshëm që nga koha e RamizAlisë, kërcënoi popullin e vet, e kërcënoi me luftë. Kërcënoi artistët me shembjen e teatrit, me shembjen e monumenteve të tjera të kulturës.
Edi Rama thirri mendjes se ti në atë karrige i ke orët e numëruara, por me këto kërcënime ta dish se populli do të të përgjigjet sy për sy e dhëmbë për dhëmbë!
Ne nuk trembemi, ne nuk tërhiqemi. Beteja jonë do të vazhdojë deri në fund. Liri a vdekje, demokraci a vdekje.
Nuk ka asnjë shans që populli i bashkuar të lodhet të përçahet e te kthehet në rracën e deleve që ke mbyllur në atë kotec, i cili nuk përfaqëson më vullnetin e popullit. Ne jemi të bashkuar, ne jemi të vendosur, ne jemi të frymëzuar me frymën e lirisë dhe demokracisë, me frymën e Zotit për të mbrojtur shtëpitë tona, liritë tona demokracinë tonë.
Ndaj dhe orës, kur monopolin e dhunës e ka vetëm shteti, po i vjen fundi.Nëse nuk ka zgjidhje politike, monopoli i parë që do të shembet është monopoli i dhunës shtetërore, i cili sot dhunon qytetarët e pafajshëm, dhunon protestuesit dhe mbron kriminelët dhe horrat, trafikantët e drogës, hajdutët të cilët e kanë vendin përpara drejtësisë.
Bashkë me këtë monopol do t’i vijë fundi të gjithë monopoleve të tjera në shëndetësi, në miniera, në naftë, në ndërtime dhe tendera publikë.
Ndaj mjerë ata oligarkë, mjerë ata shërbëtorë të Edi Ramës, që i kanë bërë llogaritë gabim. Ora e hakmarrjes popullore po afron.
Kurrë më nuk do të pranojmë një demokraci fasadë, siç nuk pranojmë dhe nuk do të pranojmë një parlament fasadë. Zgjidhja politike kërkon bashkimin e të gjithë shqiptarëve të ndershëm, edhe të socialistëve të ndershëm që janë braktisur, tradhëtuar dhe vjedhur nga Edi Rama, njësoj si pjesa tjetër e shqiptarëve.
Sot u shtrij dorën të gjithë shqiptarëve të ndershëm, të gjithë socialistëve të ndershëm, për këtë pakt të madh kombëtar, për këtë ndryshim të madh që po vjen, ndryshimin e pandalshëm të Shqipërisë si gjithë Europa.
Sikundër i paralajmëroj prerë dhe qartë të gjithë bashkëpunëtorët e këtij regjimi kriminal me kostum, me kollare, me atlete, me miliarda të vjedhura, me gojën e dhënë me qera se populli as nuk ju harron as nuk jua fal shërbimet ndaj klikës mafioze në pushtet.
Ne jemi shpirti i Shqipërisë europiane.
Vlerat për të cilat ne luftojmë janë vlerat e Europës, vlerat e Amerikës, ndaj përballë kemi armiqtë e betuar të Shqipërisë europiane, ata që u ngritën kundër Shqipërisë në NATO, ata dhe ai që sulmoi presidentin e SHBA dhe vazhdon ta sulmojë me paratë e pista të drogës dhe korrupsionit me artikuj të paguar. Ai që çoi faqen e zezë, ministrin e narkotrafikut në Shtëpinë e Bardhë, ai e di mirë se orët e tij janë të numëruara, ora e Shqipërisë europiane nuk do të ndalet.
Në këtë betejë jemi të gjithë bashkë, jemi të gjithë të vendosur. Në këtë betejë kemi me vete të gjithë miqtë tanë, aleatët, njerëzit që janë investuar për Shqipërinë europiane, për Ballkanin europian, për Kosovën europiane, që i kanë thënë ndal copëtimit të Kosovës për axhendat e Edi Ramës dhe armiqve të kombit shqiptar.
Përballë kemi kriminelët që fshihen pas një grushti efektivësh të policisë, por ne jemi ushtria e njerëzve të lirë. Ju jeni ushtria më e madhe e lirisë që ka parë ndonjëherë ky vend. Bashkimi dhe kurajo janë armët tona.