Rama nuk ndalet! 7 protestues të arrestuar dhe 14 të proceduar

Shtatë persona janë arrestuar, 14 janë proceduar penalish3t, ndërsa 6 janë në kërkim policor lidhur me protestën e djeshme para parlamentit, të organizuar nga opozita. Policia konfirmoi se mes të proceduarve është edhe Gazmend Bardhi, Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Demokratike.
Burime zyrtare nga Policia bënë me dije se: Policia e Tiranës nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë ka arrestuar 7 shtetas, për veprime të dhunshme mbi institucionet kushtetuese, mbi Policinë dhe për shkatërrimin e pronës gjatë zhvillimit të protestës së opozitës nga Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim ditën e djeshme para Parlamentit.
Veprimet proceduriale janë kryer në bazë të një analize të pamjeve filmike, raport shërbimeve, si dhe provave të tjera të mbledhura nga grupi hetimor.
Janë proceduar në gjendje të lirë dhe 14 persona të tjerë, ndërsa 6 shtetas janë shpallur në kërkim.
Është proceduar penalisht gjithashtu shtetasi G.B. (Gazmend Bardhi), organizator i protestës së zhvilluar ditën e djeshme.

Janë arrestuar për konsumimin e elementëve të veprave penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Goditje për shkak të detyrës”, “Prishja e qetësisë publike” dhe “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse, djegëse dhe radioaktive”, shtetasit:
Agim Sallaku, 49 vjeç, banues në Tiranë;
Olsi Kasemi, 20 vjeç, banues Tiranë;
Luis Buzheri, 22 vjeç, banues Tiranë;
Maringlen Mença, 22 vjeç, banues ne Elbasan;
Aleksandër Prenga, 23 vjeç, banues në Tiranë;
Gjok Drezhaj 46 vjeç, banues në Malësi të Madhe;
Shefqet Sekaj, 45 vjeç, banues në Tiranë.
Po punohet për identifikimin, kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë që kanë kryer veprime të dhunshme gjatë protestës së djeshme.
Materialet proceduriale do t’i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

protest policia

prot arrestim

Artikulli paraprakMaskat terror/ Sulmohen dhe grabiten dy kambistë në Korçë dhe Tiranë në të njëjtën orë
Artikulli tjetërSHBA: Shqipëria vend i drogës, korrupsionit qeveritar, krimit të organizuar dhe pastrimit të parave