10 vjet pas anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, ish-Kryeministri Sali Berisha u shpreh në një intervistë për “TvKlan” se, Partia Demokratike është forca e parë politike në Europën ish komuniste që do kërkonte anëtarësimin e vendit të saj në NATO.
“Është forca e parë politike në Europën ish komuniste që do kërkonte anëtarësimin e vendit të saj në NATO. Falë një përpjekje të madhe të reformave të PD dhe koalicionit, PS në vitet ‘92 dhe ’96, votonte rezoluta anti- NATO. Por ka patur një pjesë, jo e gjithë opozita. Dua ti shpreh nderimin ti, sot Presidentit Meta dhe ish kryeministri Pandeli Majko, dhe ata promotor dhe ata në PS për anëtarësimin e të Shqipërisë në NATO”, tha Berisha.
Anëtarësimi në Aleancën e Atlantikut u shoqërua me një optimizëm se do të ndihmonte një tjetër proces, atë të rrugëtimit të Shqipërisë drejt BE-së. Por një dekadë më pas, ish-Kryeministri Berisha flet për regres në këtë drejtim.
“Shqipëria është vendi i rekordeve më të zeza, nuk plotëson asnjë nga standardet e kërkuara për hapjen e negociatave dhe vërteta është se ato këto vit janë më larg se çfarë ishin një vit më parë”, u shpreh Berisha.
Rreziku i ndikimit rus, kryesisht në vendet e Ballkanit Perëndimor është një ndër shqetësimet e Aleancës. Berisha nuk e mohon që edhe Shqipëria të jetë e ekspozuar ndaj këtij fenomeni, por për referencë merr një deklaratë të Ambasadorit rus në Tiranë.
“Kreu i ekzekutivit është i i biri i një njeriut emri i të që ka qarkulluar në dosjen Mitro Kin. Jo rastësisht e përmendi ambasadori rus Kristaq Raben, që kishte studiuar për vite të tëra në akademinë e arteve në Petërsburg. Trashëgimia e shërbime ruse është e tmerrshme mbi atë parti.
Por a rrezikon vendi të destabilizohet pas valës së protestave të opozitës, një dekadë pasi u anëtarësua në NATO?
“Destabilizimin më madhor e jep narkoshteti dhe kaktistokracia dhe jo protesta, ajo është për rivendosjen e vlerave dhe shqiptarët do të fitojnë.
Rreziku i ndikimit rus, kryesisht në vendet e Ballkanit Perëndimor është një ndër shqetësimet e Aleancës. Berisha nuk e mohon që edhe Shqipëria të jetë e ekspozuar ndaj këtij fenomeni, por për referencë merr një deklaratë të Ambasadorit rus në Tiranë.
“Kreu i ekzekutivit është i i biri i një njeriut emri i të që ka qarkulluar në dosjen Mitro Kin. Jo rastësisht e përmendi ambasadori rus Kristaq Raben, që kishte studiuar për vite të tëra në akademinë e arteve në Petërsburg. Trashëgimia e shërbime ruse është e tmerrshme mbi atë parti.
Por a rrezikon vendi të destabilizohet pas valës së protestave të opozitës, një dekadë pasi u anëtarësua në NATO?
“Destabilizimin më madhor e jep narkoshteti dhe kaktistokracia dhe jo protesta, ajo është për rivendosjen e vlerave dhe shqiptarët do të fitojnë.
Intervista e plotë
Gazetarja: Zoti Berisha, Shqipëria mbush 10 vjet në NATO, si është ajo një dekadë më pas përsa i përket rolit në aleancë?
Sali Berisha: Së pari duhet të theksoj së anëtarësimi i saj në NATO, përbën pas pavarësisë arritjen më të madhe shekullore në historinë e saj në fushën e sigurisë. Ajo erdhi si një rezultat i një përpjekje të madhe. Javën e parë të themelimit të Partisë Demokratike është forca e parë politike në Europën ish komuniste që do kërkonte anëtarësimin e vendit të saj në NATO. Është një nga qeveritë e para në Europë që firmosi partneritetin për paqe puno me përkushtim të madh në agjendën e anëtarësimit dhe e shënoi atë në realitet.
Falë një përpjekje të madhe të reformave të qeverisë PD dhe koalicionit. Falë mbështetjes së fuqishme të Presidentit Bush dhe qeverisë së Shteteve të Bashkuara, e cila themeloi kartën e Adriatikut 3 për të ndihmuar Shqipërinë, Kroacinë dhe Maqedoninë për tu anëtarësuar në NATO dhe u dhanë këtyre tre vendeve planin e veprimit. Falë luftës me sukses kundër krimit, reformave të sukseshme në luftën kundër korrupsionit dhe në ushtri, shtetin ligjor u bë e mundur që Shqipëria të marrë ftesën përmes një seri vështirësish.
Dua t’ju kujtoj shqiptarëve se PS në vitet ‘92 dhe ’96, votonte rezoluta anti- NATO. Ditën e marrjes së ftesë Edi Rama kishte dërguar misionarët e vet që mashtronin shqiptarët se ftesa nuk merrej dhe ditën e anëtarësimit organizoi nshin Skënderbej protestë me portretet të Enver Hoxhës. Në këtë fushatë është e paharruar për mua se ehe të huaj, mashtronin shqiptarët se senati amerikan nuk do të votojnë, në një kohë ku senati votoi në unanimet për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO. U realizua një ëndërr e jashtëzakonshme, u bënë përpjekje të mëdha për modernizimin e ushtrisë. Mos harrojmë se u investua veçanërisht në helikopterë dhe në fusha të tjera. Në këtë 10 vjetor Shqipëria ka një vazhdimësi të atyre arritjeve. Sot flasim për bazën e Kuçovës, por harrojnë se e arrestuan si bandit vetëm se po përgatiste bazën për misionet që do të marrë tani. Por harrojnë se aeroportet e ushtrisë i shndërruan në baza të trafikut të drogës. Pra ka qenë një proces jetik dhe i rëndësishëm për sigurinë e vendit. Dua ti shpreh nderimin ti, sot Presidentit Meta dhe ish kryeministri Pandeli Majko më vonë në opozitë, dhe ata promotor dhe ata në PS për anëtarësimin e të Shqipërisë në NATO.
Gazetarja: 10 vjet në NATO, por jo në BE. Kishte një optimizëm se anëtarësimi në aleancë do e ndihmonte Shqipërinë në këtë proces. A ja ka arritur?
Sali Berisha: Me Edi Ramën nuk ka anëtarësim në BE, po të ishte për Ramën, Shqipëria nuk anëtarësohej kurrë në NATO. Kjo është tragjikja. Vitet 2010 dhe 2011 ai bllokoi së bashku me Stafan Fulen në nja akt korruptim ndërkombëtar të madh, bllokoi duke mos votuar 3 ligjet dhe kërkonte Këshillin Bashkiak të Fierit. Kur erdhi në pushteti mori atë status që ishte i gatshme nga qeveria e mëparshme dhe që në atë kohë Shqipëria është vendi i rekordeve të zeza dhe s;ka asnjë prespketivë. Pavarësisht nga mashtrimet që bëhen nga vendas apo të huaj. Shqipëria Nuk plotëson asnjë nga standardet e kërkuara dhe ata këtë vit janë më larg se sa ishin një vit më parë.
Gazetarja: Në fakt zoti, Berisha një nga shqetësimi i aleancës është rrezik rus. A është Shqipëria e ekspozuar ndaj këtë rreziku?
Sali Berisha: Padiskutim që Shqipëria dhe çdo vend është e ekspozuar. Kreu i ekzekutivit është i i biri i një njeriut emri i të që ka qarkulluar në dosjen Mitro Kin. Jo rastësisht e përmendi ambasadori rus Kristaq Raben, që kishte studiuar për vite të tëra në Akademinë e arteve në Petërsburg. E vërteta është se çfarë kanë rus dhe KKB ndodhet në dosjen e asaj partie. Trashëgimia e shërbime ruse është e tmerrshme mbi atë parti.
Gazetarja: 10 vjet, pasi e anëtarësuar Shqipërinë në media ju shohim në protesta. Mediat ndërkombëtarë flasin për një rrezik destabilzim. Vërtet Shqipëria po shkon drejt stabilizimit?
Sali Berisha: Mediat ndërkombëtare kanë mbështetu fuqishëm opozitën. Imagjino mediat më të mëdha botërore e kanë transmetuar live protestën. E kanë mbështetu sepse kanë konstatuar se këtu është një nga 15 qeveritë më të korruptuara të planetit. Kanë konstatuar se këtu është një narkoshtet, në të cilin për të qene ministër i Brendshëm duhet të kesh lidhje me drogën se ndryshe nuk bëhesh dot. Kanë konstatuar në fushë ndërtohet autostrada 1 milion euro kur e financojnë bankat europianë dhe 22 milion Euro kur e financon shteti. Kanë konstatuar se këtu është shuar Gjykata Kushtetuese, Shteti ligjor është zëvendësuar me narkoshtetin dhe ndaj nuk ka asnjë diskutim se Destabilizimin më madhor e jep narkoshteti dhe kaktistokracia dhe jo protesta, ajo është për rivendosjen e vlerave dhe shqiptarët do të fitojnë.
Intervista per TV Klan me rastin e 10 vjetorit te anetaresimit te vendit ne NATO! sb
Gepostet von Sali Berisha am Freitag, 29. März 2019