Zgjidhje të krizës me Ramën nuk do të ketë, dy parakushtet e Bashës për zgjedhjet

Zoti Basha, Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se nuk do të ketë shtyrje të zgjedhjeve lokale, ndërsa ne ju kemi dëgjuar në fund të protestës se zgjedhje me Edi Ramën nuk do të ketë. Si do t’i shtyni zgjedhjet z.Basha?

Lulzim Basha: Është e qartë për çdo shqiptar, është e qartë për mbarë botën demokratike se Shqipëria është në një krizë të thellë politike. Shkaku i kësaj krize politike janë zgjedhjet e blera me krimin e organizuar në vitin 2017.

Për të mbrojtur veten e tij dhe të gjithë kupolën e organizatës së “Rilindjes” të kapur nga prokuroria, në mënyrë zyrtare, në bashkëpunim me rrjetet kriminale të drogës, Edi Rama ka kapur edhe drejtësinë. Ka shkatërruar pushtetin e tretë. Ka asgjësuar Gjykatën Kushtetuese. Pra, jemi në kushtet e një krize totale politike, kushtetuese dhe pa dyshim në kushtet e një krize ekonomike.

Zgjidhja e vetme politike është ajo që ka propozuar Partia Demokratike dhe opozita e bashkuar. Së pari, rikthimi i sovranitetit tek populli, përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Që këto zgjedhje të jenë të lira dhe të ndershme, parakusht është largimi i Edi Ramës dhe një qeveri tranzitore, e cila do të zgjidhë duart e drejtësisë, do të çojë përpara drejtësisë politikanët e kapur duke bashkëpunuar me krimin e organizuar për të vjedhur zgjedhjet e 2017-ës dhe do të kthejë kushtet e besimit qytetar për një proces të rregullt zgjedhor.

Për të gjitha çështjet e tjera mendoj se sot është dita të thelloheni në Raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit, i cili e bën fare të qartë se Shqipëria në vitin 2018 është në nivelin më të keq në 28 vite sa i përket korrupsionit në të gjitha nivelet e qeverisjes, po citoj raportin dhe të gjithëpërhapur, kapjes së shtetit nga interesat kriminale dhe kthimit të Shqipërisë nga një bazë e sigurtë që eksportonte siguri 10 vite më parë, kur u bëmë anëtarë të NATO-s, sot në një bazë operacionale, për të cituar edhe një herë Departamentin Amerikan të Shtetit, të krimit të organizuar nga Amerika e Veriut në Amerikën e Jugut, nga Europa, në Azi. Kjo gjë duhet të marrë fund dhe për këtë ka vetëm një rrugë, largimi i Edi Ramës, një qeveri tranzitore, zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Pyetje: Z. Basha, nuk ka kaluar as 24 orë nga momenti që z.Rama thotë që nuk do të ketë shtyrje të zgjedhjeve. Si do t’i shtyni ju zgjedhjet z.Basha, si do t’i pengoni?

Lulzim Basha: Proukupimi kryesor i shqiptarëve sot, besoj edhe ju si qytetarë në rradhë të parë, i mediave, është dhe duhet jetë dhënia fund e krizës politike dhe kushtetuese si shkaktarë të krizës ekonomike dhe sociale, emigracionit masiv të shqiptarëve. Zgjidhje të krizës, me njeriun që e ktheu Shqipërinë në Kolumbinë e Europës, me njeriun që i ktheu rrjetet kriminale në bashkëpunëtorë të Rilindjes dhe në aksionarë të pseudoparlamentit shqiptar, nuk mund të ketë.

Nuk ka njeri që nuk e kupton këtë. Maduro nuk po bën më shumë, po bën më pak se Edi Rama, ndaj beteja jonë është e drejtë, e qartë dhe e vendosur. Rikthimi tek zgjedhjet e lira dhe të ndershme kalon vetëm përmes largimit të njeriut që e shndërroi Shqipërinë në Kolumbinë e Europës, për hir të pushtetit të karrikes së vetë.

Në këtë mënyrë zgjedhjet, asgjësoi Parlamentin, asgjësoi drejtësinë dhe shkaktoi krizën më të rëndë eonomike, papunësinë dhe varfërinë në Shqipëri. Që këto të marrin fund:

Duhet të kthejmë legjitimitetin politik. Duhet të kthejmë qeverisjen tek njerëzit. Duhet të kthejmë qeverisjen tek qytetarët.
Dhe në funksion të kësaj, është koha që të gjithë së bashku të reflektojmë.

Ky është edhe funksioni i tryezës që sapo mbaruam. Tani është koha që të gjithë së bashku të ndryshojmë, duke nisur natyrisht nga politika, por ndryshimi duhet të përfshijë këto, duhet të përfshijë edhe mediat.

Artikulli paraprakShkatërrimi i pakthyeshëm i Tiranës, Zoti Hiç dhe gazetarët e mirë
Artikulli tjetërKorrupsion në komisariat, policia ndalon avokatin të takojë klientin, Berisha publikon videon