Ylli Dylgjeri, që nga pushimi nga puna pikërisht për këtë arsye, ka gjetur një zhanër të ri për të vazhduar kritikat e tij; bejten.
Ditën e sotme ai ka krijuar dhe shpërndarë një të tillë, duke ja kushtuar luftës që kryeministri Edi Rama u ka shpallur portaleve, që nuk i kontrollon dhe ble dot.
“Udhëheqësit i kruhet shumë, portalet po e lënë pa gjumë…”, e nis këtë bejte Dylgjeri.
Statusi i Dylgjerit
Portali dhe Chaneel–i
Udhëheqësit i kruhet shumë
Portalet po e lënë pa gjumë
Portalet po bëjnë politikë
Portalet po na fusin thikë!
Portali e vrau Chaneel- in
Portali e zbardhi skandalin
Portali po fton Opozitën
Portali po zbardh intrigën
Portali po e ngre tensionin
Portali po pronoton avionin
Portali po na dredh buzën
Portali na prishi këpurdhën
Portalet duhen goditur!
Paditë të ngrihen pa pritur
Autorët duhen gjobitur!
Sondazhet sot janë tronditur.