Burime bëjnë me dije se të dielën e shkuar në lokalin e Gzimit të Kashtës në bllok, është zhvilluar një takim mes Kryeministrit Edi Rama dhe deputetit socialist, Tom Doshi, takim i kërkuar nga shefi i qeverisë shqiptare. Jo se Rama dhe Doshi kanë ndonjë pakënaqësi në raport me njëri-tjetrin, shqetësimi i kryeministrit ka të bëjë me një tjetër fakt.
Pagesa 80 mijë dollarë për llogari të fushatës presidenciale të Barak Obamës në vitin 2012, duket se është realisht një problem serioz për Edi Ramën dhe cilido që ai beson se ka dijeni reale dhe fakte kompromentuese mbi këtë çështje ai po mundohet ta blejë apo të garantojë se ato fakte nuk do t’i dalin.
Në kohën kur Prokuroria e Përgjithshme pritet të marrë në pyetje kryeministrin Edi Rama për llogari të FBI-së sa i takon krimit federal të financimeve të paligjshme në fushatën presidenciale, shefi i qeverisë shqiptare duket se po përgatit mirë terrenin që në përballjen me drejtësinë të mos ketë asnjë të papritur. Dhe shqetësimi i tij më i madh janë pikërisht njerëzit të cilët kanë dijeni apo edhe kanë financuar direkt 80 mijë dollarët që Rama të siguronte një foto me Obamën, të cilën e realizoi në vitin 2012 dhe e vërviti para shqiptarëve në prag të zgjedhjeve të përgjithshme të vitit 2013.
“Syri.net”