Ndërtimet në rërë, Malltezi sfidon Ramën: Ja tek i ke Gjushin, Roshin, Dajën dhe Cikalleshin, çoji në burg …

Koordinatori për Mjedisin në Partinë Demokratike, Jamarbër Malltezi me anë të një postimi në rrjetet sociale ka ironizuar kryeministrin Rama, për ndërtimet e shumta që ai ka bërë vend e pa vend.
“Prestigjatoret e Edit”, i quan Malltezi ndërtimet pa leje të cilat na i sjell me disa foto, ndër të cilat janë edhe ato “Made in Gjushi”.

Postimi i plotë
Prestigjatorët e Edit
Meqë Edin e kemi “ambjentalist me raste” dhe dje ish merakosur për ndertime në rërë, po ia lehtësojmë punën: 3 fotot e para tregojnë ndertime “Made in Gjushi” – e para pallati 9-katësh PA LEJE i Gjushit tek shkëmbi Kavajës, dhe dy të tjerat ndërtime mu në rërë tek Iliria dhe tek Teuta; 2 fotot e tjera me ekskavator në rerë tregojnë ndertimet në rërë nga elvis roshi dhe gent daja në Qerret që vjehrri i këtij të fundit (ish drejtor hipoteke) e ktheu nga rërë në tokë bujqësore dhe më pas në truall. Na gjej një prestigjator kaq të zotin po munde kudo në botë! Tani nëse e ke seriozisht luftën ndaj ndërtimeve në rërë ja tek i ke gjushin, roshin me 4 emra, dajën dhe cikalleshin dhe çoji në burg si kriminelë mjedisi. E bën dot?

2

3

4

5

Artikulli paraprakRama pritet me revoltë nga studentët, gati protesta…
Artikulli tjetërIsh-Prokurorja e krimeve mizore në diktaturë, në krye të Komitetit të Helsinkit, mbrojtjes së të Drejtave të Njeriut!