I ftuar në emisionin ‘A Show’ të Adi Krastës, regjizori i njohur Kastriot Çipi ka folur në lidhje me sulmin që Veliaj po i bën atij, ku në emisionin Opinion u shpreh se ai kishte vjedhur para për një film i cili nuk u realizua kurrë.
Pjesë nga deklarata e Çipt
-Përse u bëre armik i shtetit?
Armik i shtetit jam bërë për Teatrin.
-Prokuroria nuk hyn farë pasi është konflikt civil dhe jo penal. Veliaj është një qen sulmi i Ramës, siç ka thënë edhe ish-ambasadori John Withers.
Ai u mundua që të bënte shashkën e radhës me një sulm frontal ku donte të mbyllej një herë e mirë çështja e teatrit.
Regjisori i njohur Kastriot Çipi është shprehur se gjykatat komandohen nga Rama.
Sipas tij kryeministri ka në dorë edhe gjyqtarët të cilët nuk janë pro tij pasi ai i kërcënon me vetingun.
“Sot mazhoranca kontrollon gjykatat pasi edhe ata gjyqtarë që kanë bindje politike kundër PS ata janë të vetë kontrolluar dhe përmbajtur pasi i frikësohen vetingut”, u shpreh Çipi.
Veliaj, një injorant që nuk njeh artin, ja gënjeshtra e tij e radhës
Regjisori Kastriot Çipi ka nxjerrë zbuluar Erjon Veliajn, kryebashkiakun e Tiranës, lidhur me Tetarin Kombëtar.
Çipi tha se Veliaj është një injorant që nuk e njeh artin dhe mundohet të hiqet si ekspert.
Sipas regjisorit, Veliaj gënjen kur thotë se teatri ka 1 mijë metra dhe do të ketë 9 mijë metra katror pasi të bëhet projekti i ri.
“Sot Teatri ka 5500 metra katror sipërfaqe, kjo është gënjeshtra tjetër e Veliajt.
Duan të vjedhin para duke përfituar nga një pronë publike. Sot nuk ka asnjë shkresë, asnjë vendim zyrtar, lidhur me zhvendosjen nga Teatri Kombëtar te Turbinat.
Ajo që mund të them është se Turbina ka tualete më shumë se Teatri Kombëtar, por vetëm kaq”, tha Çipi.
Ai gjithashtu sqaroi se gënjeshtrat që pupuliti është kancerogjen nuk qëndrojnë, pasi mund t’ju them se ky është një izolues shumë i mirë ndaj zhurmave dhe sot po përdoret gjerësisht në Botë.
“Madje mund ti them kryebashkiakut që sot në Tiranë ka dhjetra banesa me pupulit”, tha ai.