Rama pritet me protesta edhe në Librazhd, ndërhyn policia!

Rama është pritur me protesta edhe në fshatin Rrajcë të Librazhdit. Kryeministri Rama vazhdon turin e tij me takimet me qytetarët e bashkvie të ndryshme dhe gjatë ditës së sotme ka ndaluar në Rrajcë në kuadër të prezantimit të projektit të ujit.

Ky prezantim nuk është pritur edhe aq mirë nga banorët e zonës. Edhe sot ai është pritur me protesta duke bllokuar rrugën hyrëse.

Protestuesit kanë tentuar të bllokojnë lëvizjen e eskortës dhe kryeministrit, por policia ka ndërhyrë duke krijuar normalitet ne qarkullim.

Më pas protestuesit janë shpërndarë paqësisht dhe nuk janë shënuar incidente të tjera.

foto protesta

Artikulli paraprak28 vjet nga masakra që nuk duhet harruar!
Artikulli tjetërI Sëmuri i Tiranës: Parlamenti pa opozitën, shumë më normal se me opozitë brenda