Partia Demokratike është duke e transmeruar direkt në rrjetet sociale, protestën e mijëra qytetarëve shqiptarë përpara parlamentit dhe përballjen e tyre me një numër të madh forcash Policie që kanë rrethuar jo vetëm Kuvendin, por edhe Ministrinë e Brendshme dhe institucione të tjera.
“Qytetarët shqiptarë janë ngritur kundër Maduros së Ballkanit, i cili është kapur duke vjedhur. Ky vend ka zot! Sovrani në Republikën e Shqipërisë është populli shqiptar,” deklaroi Partia Demokratike.
Kryetari i PD Lulzim Basha sot ndodhet në Berlin, për t’u takuar me krerët e CDU, ndaj protesta i është lënë në dorë Forumit Rinor të PD-së.