Rama i padëshiruar në Kukës, ja mesazhi i kreut të Bashkisë

Kryebashkiaku i Kukësit, Bashkim Shehu, ka bërë të ditur se nuk do të presë kryeministrin Edi Rama gjatë vizitës që do të zhvillojë në Kukës në kuadër të turit ‘Bashkia që duam’. Vizita e Ramës në Kukës pritet të zhvillohet të premten (5 prill), ndërsa kryebashkiaku Shehu ka një thirrje: Rama ik.

“Kryeministri Rama u mandatua dy herë për të drejtuar Shqipërinë dhe pasi ofroi kanabizim, kriminalizim, dëbimin e shqiptarëve jashtë atdheut dhe dëshpërimin shoqëror në vendin tonë, në vitin e 6 të mandatit të tij, po ikën me ëndrrën për të drejtuar Bashkinë e Kukësit.

Të vetmen bashki që drejton Rama në qarkun tonë është Bashkia e Hasit, së cilës i ofroi laborator droge dhe ikje masive”, shkruan Shehu.

Postimi i plotë
Kukesi, kandidat per cmimin Nobel per mikpritjen e mijera shqiptareve të Kosoves, nuk mund ta prese neser Kryeministrin qe nuk e trajtoi asnjehere Kukesin si pjese te programeve qeveritare; Kryeministrin i cili e vjel popullin e varfer te Kukesit cdo dite e cdo nate nepermjet takses se rruges; Kryeministrin qe lejon e pranon ndarjen e Kosoves.

Neser ai vjen, si gjithmone, me deshiren per te shfrytezuar cdo burim natyror te Kukesit, deri dhe aeroportin e Kukesit, qe eshte dhurate per popullin e Kukesit per humanizmin e treguar gjate Luftes se Kosoves, i cili me nje te rene te lapsit ua jep koncensionareve si te ishte prone e tij.

E vetmja ndihme per Kukesin, vjen nga vellezerit tane ne Kosove qe ndertuan kopshte, shkolla dhe qendra shendetsore per femijet, ndersa Kryeministrit tone duhet ti tregoje dikush se femijet nuk mund te luajne futboll me barkun bosh.

Kryeministri Rama u mandatua dy here per te drejtuar Shqiperine dhe pasi ofroi kanabizim, kriminalizim, debimin e shqiptareve jashte atdheut dhe deshperimin shoqeror ne vendin tone, ne vitin e 6 te mandatit te tij, po iken me endrren per te drejtuar Bashkine e Kukesit.

Te vetmen bashki qe drejton Rama ne qarkun tone eshte Bashkia e Hasit, se ciles i ofroi laborator droge dhe ikje masive.

Per te gjitha keto, Rama duhet te ike.

Artikulli paraprakBasha intervitë për DW: Koha për të vepruar bashkarisht për largimin e Ramës dhe zgjedhje të lira
Artikulli tjetërNjë makinë sulmon banorët në protestën e Unazës së Re, policia nuk ndërhyn