Protestuesit janë përballur me forca të shumta policore kur kanë mbërritur pranë aeroportit të Kukësit ku Rama po mabnte fjalën. Policët I kanë bllokuar protestuesit duke mos i lejuar që të shkojnë drejt vendit ku mbahej takimi.
Kjo ka sjellë irritim tek banorët të cilët janë përplasur me forcat e policisë. Pas një përleshje, protestuesit kanë çarë kordonin e policisë dhe janë nisur për të kapur Ramën. Kaq ka mjaftuar që Rama të ndërpresë fjalimin dhe të hipi me urgjencë në helicopter.
Pasi ka folur për rreth 20 minuta në aeroportin e Kukësit, ku kishte mbledhur zyrtarë të administratës, Edi Rama e ka mbyllur shpejt fjalën e tij.
I pritur me protesta dhe i detyruar që të shkojë në Kukës me helikopter, Edi Rama nuk i ka pritur dot kuksianët që ti takonte, por është arratisur duke i hipur helikopterit me të cilin edhe erdhi.
Edi Rama nuk u fut fare në qytetin e Kukësit, por si ilegal mbërriti nga ajri dhe po nga ajri iku, duke mos u përballur dot me popullin e tij.