Për vite me rradhë ka qenë mentori politik i Edi Ramës, mbështetësi kryesor i tij në Partinë Socialiste, Koço Kokëdhima, nuk ka kursyer akuzat në drejtim të kryeministrit duke e quajtur kusar, madje edhe të çmendur.
I pranishëm në studion e News 24, Kokëdhima theksoi se Rama përpara se të ftojë të tjerët në dialog, ai kokërr kusari duhet të lëshojë zgjedhjet, të lëshojë sovranitetin e shqiptarëve.
“Ai që mendon se mund të bëjë çdo gjë në këtë vend, që nuk pyet për kushtetutë e ligje, ai është problemi më i madh që kanë shqiptarët sot. Unë nuk pres që ai të bëhet ndonjë ditë reflektues”, shprehet Kokëdhima, i cili zgjidhjen nuk e sheh me një qeveri tranzitore, por me miratimin e një ligji zgjedhor që i jep fund problemeve me zgjedhjet.
Ai thekson se partia Zgjidhja do të marrë pjesë në zgjedhje vetëm nëse ato do të jenë gjithëpërfshirëse. “Vetëm një lider i çmendur si Edi Rama mund të bëjë deklarata se ne bëjmë zgjedhje pa opozitën. Ai është i pasinqertë në çdo gjë”, shtoi ai.