Uebsajti anglez talkSPORT, që i përket një prej radiove më të famshme në Britaninë e Madhe, ka kryer një eksperiment, ku falë ndihmës së një superkompjuteri ka parashikuar finalen dhe fituesin e Champions League.
Një superkompjuter, të dhëna të shumta në lidhje me ndeshjet, ekipet dhe ecurinë e deritanishme dhe verdikti ka ardhur, për gjithë ndeshjet e mbetura deri në finalen e madhe.
Sipas superkompjuterit, thuajse të gjitha ndeshjet tani e tutje do të kenë rezultate shumë të ngushta: Juve do kalojë Ajaxin duke barazuar 1-1 në Holandë e duke fituar kthimin në Torino 2-0, Liverpool do i fitojë të dyja ndeshjet kundër Portos, Man City do barazojë 1-1 në Londër dhe do e mundë 3-1 Tottenhamin në shtëpi, ndërsa Barça do i fitojë 2-1 të dyja përballjet me United.
Gjysmëfinalet
Sipas kompjuterit, Juventusi do barazonte 1-1 në fushën e Manchester Cityt në gjysmëfinale dhe do fitonte 2-1 në Torino. Në finale, përballë Leo Messi, sepse Barcelona do kalonte Liverpoolin me fitore 2-1 në Camp Nou dhe barazim 2-2 në Anfield.
Finalja
Në Wanda Metropolitano do luhej finalja epike Juve-Barcelona, ose Messi-Ronaldo, me bardhezinjtë që do triumfonin 2-1!