Sekretari i Aksionit Qytetar, Ervin Salianji denoncoi dje zvarritjen 3 vjeçare të punimeve të projektit të Lungomares në Vlorë gjë që ka krijuar një situatë të papërballueshme për qytetarët e Vlorës por edhe për turizmin në jugun e vendit. Salianji tha se ky projekt i bërë sipas kapriços së kryeministrit ka krijuar një kosto shtesë për qytetarët, një trafik të papërballueshëm i cili u shtohet vështirësive të tjera në këtë sezon turistik. “Ka 3 vite e gjysëm që projekti i Lungomares i nisur nga kryeministri, projekti imagjinar për lungomaren e Vlorës nuk po përfundon. Të vetmet pasoja që ka sjellë ky projekt është kjo Lungomare dhe ky trafik i papërballueshëm i cili u shtohet kostos së qytetarëve të cilët vijnë të bëjnë pushimet në bregun e Vlorës dhe më tej. Bizneset e shumta dhe qytetarët kanë shprehur shqetësimin e tyre pranë Partisë Demokratike ku përveç mungesës së energjisë elektrike gjatë gjithë sezonit, përveç mungesës së ujit, u është shtuar edhe trafiku i papërballueshëm për shkak të kapriços personale të kryeministrit”, tha Salianji. Ai u shpreh se Partia Demokratike do të ketë një projekt të ri për këtë rrugë i cili do të zgjidhë shpejt problemin e trafikut. “Partia Demokratike garanton qytetarët e Vlorës dhe gjithë Shqipërisë që vijnë për pushime në këtë zonë të bukur turistike që do të bëjë një projekt të ri. Jo një projekt për kapriçot e kryeministrit të radhës por do të jetë një projekt i konsultuar me qytetarët, një projekt që do ti shërbejë qytetit, qytetarëve shqiptarë dhe një projekt do të zgjidhë njëherë e mirë problematikën e trafikut që qytetarët e ndjejnë në mënyrë të përditshme kur vijnë me pushime në qytetin e Vlorës, në Himarë apo në gjithë bregun e jugut”, u shpreh Salianji.
Kryesore
Continue to the categoryDenoncimi i Gjergji Nikës: Bashkia Vlorë do t’u falë kullotat oligarkëve
Këshilltarii Demokratëve Euroatlantikë në bashkinë Vlorë, Gjergji Nika, ka kritikuar projekt-vendimin e Bashkisë për dhënien me qira të 831 hektarëve kullotë në zonën Shashicë-Gumenicë...