Ka filluar pak minuta më parë represioni policor ndaj banorëve të “Bulevardit të Ri”, të cilët kundërshtuan sot me forcë prishjen e padrejtë të shtëpive të tyre nga IKMT-ja.
Sipas burimeve mbi mbi 20 furgona policie janë drejtuar këtë moment për te “Bregu i Lumit” ku po ushtrojnë kontrolle në banesat e protestuesve që ishin aktivë sot.
Kjo nuk është hera e parë që Policia e Sandër Lleshaj sillet si Policia e Errësirës që bastis shtëpitë sapo bie nata.
Policia e Shtetit ka shoqëruar 2 persona për në ambientet e komisariatit, ndërkohë që nuk ka të dhëna për identitetin e tyre.
Forca të shumta policie u panë të drejtoheshin në mbrëmje drejt ‘Bregut të Lumit’, lajm që u konfirmua edhe nga vetë banorët.
Presioni i menjëhershëm i banorëve të ‘Bregut të Lumit’ dhe i opozitës ka bërë që Policia të tërhiqet menjëherë nga aksioni i ndërmarrë sonte në mbrëmje për arrestimin e protestuesve të cilit ishin aktivë sot në mbrojtjen e shtëpive të tyre.
Ndërkohë që një nga banorët protestues, iu drejtua Erion Veliaj dhe Edi Ramës duke i thënë se: “Nëse koka juaj vlen më shumë se 38 shtëpi tonat hajdeni por do shkoni në hale të gomerëve”.