Përveç dhunës së ushtruar mbi banorët me një shtetrrethim policor të zonës së bregt të lumit policia bashkiake dhe ajo e rendit nuk kanë lejuar edhe mediat që të bëjnë punën e tyre në informimin e plotë dhe të saktë të publikut për këtë ngjarje të paprecedente.
Policia nuk lejon ish-deputetët e PD, Aldo Bumçi dhe Kleves Balliu të afrohen tek zona ku po prishen banesat.
Policia në mëngjes herët ka sulmuar banorët e zonës të cilët kanë qenë në gjumë dhe po kërkon ti nxjerrë nga shtëpitë që tu prishë banesat.