Pas lajmit se Vetëvendosje ishte regjistruar si subjekt zgjedhor edhe në Shqipëri, mediat kosovare kanë njoftuar se në krye të degës në vendin tonë do të qëndrojë Ditmir Bushati, ish-ministri i jashtëm.
Sipas burimeve të afërta me Vetëvendosjen, Bushati pritet të largohet nga Partia Socialiste dhe t’i bashkohet Vetëvendosjes.
Kujtojmë se Bushati një javë më parë ka mbajtur një fjalim të fortë në Kuvend, ku u shpreh se kishte ardhur koha që përpara interesave partiakie, të vendosej interest kombëtare.
Tashmë mbetet të presim dhe të shohim aksionin e radhës së tij, nëse me të vërtetë do të vendoset në krye të Vetëvendosjes.