Lajmi i grabitjes së sotme në Rinas, është në faqet e mediave kryesore të huaja. Një vëmendje të veçantë i kanë kushtuar kësaj ngjarje të bujshme mediat italiane.
Pothuaj në të gjitha edicionet online të gazetave më të mëdha italiane ka qënë ngjarja e sotme në Rinas, ku u grabitën miliona euro dhe u vra një prej grabitësve.
Në artikujt e tyre, mediat shkruajnë edhe për sasinë e madhe të parave të grabitura, plot 10 milion euro.
Më poshtë keni disa prej faqeve të gazetave italiane për këtë ngjarje.