Banda përdori makinën e Tatimeve për grabitjen e 10 milionë eurove në Rinas

Kanë dalë fotot e furgonit që kanë përdorur ‘komandot’ në grabitjen që u bë mbasditen e sotme në Rinas, ku mbeti i vrarë një nga ta, dhe 3 të tjerë janë në kërkim nga policia.

Siç duket edhe nga fotot, furgoni shkruan sipër “Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve”.

Mjeti  u përdor pasditen e sotme për të kryer grabitjen spektakolare në aeroportin e Rinasit, ku edhe u vodhën 10 milion euro. Autorët janë përplasur me policinë. Policia ka vrarë njërin nga grabitësit. Deri më tani ka 40 të shoqëruar, dhe 4 urdhër arreste.

Njëri prej grabitësve, dyshohet se është larguar me biçikletë drejt lagjes Bathore.

Artikulli paraprakDeklarata e Belindës: Nuk kemi asnjë përgjegjësi për grabitjen në Rinas
Artikulli tjetërDetaje të reja/ Grabitësi i vrarë ishte i maskuar si tullac, është parë shpesh në zonën e…