Mashtrimi i rradhës i Ramës për bursat e studentëve

Studentët përfitues të bursave të cilët për arsye të ndryshme nuk kanë bërë ende aplikimin për përfitimin e tyre, kanë mundësi të përfitojnë nga një shtyrje e afatit nga bordet e administrimit të universiteteve. Sipas ministres së Arsimit Besa Shahini, shumica e studentëve nuk arriti të përfitonte për arsye se nuk hapën një llogari bankare. Ajo i bëri thirrje studentëve të aplikojnë duke përfituar nga fondi prej 2.3 mld lekësh të vënë në dispozicion për disbursimin e tyre.

Por ky arsyetim është hedhur poshtë nga nënkryetarja e komisionit Parlamentar të edukimit dhe mjeteve të informimit publik, Milva Ekonomi, ku ministrja ishte thirrur për të raportuar mbi “paktin për Universitetin”.

Shahini u ndal edhe në maturën shtetërore duke thënë se risi për këtë vit është kontrolli i testit në mënyrë dixhitale.

Ndërsa për  pajisjen e studentëve me kartën e studentit, një premtim  i bërë prej vitesh Shahini u shpreh për një afat përfundimtar i cili është shtatori i viti 2019.

Artikulli paraprakTentativa për t’i hedhur tym publikut me gjoja “shkëmbime zjarri” është po aq kriminale sa grabitja e miliona eurove
Artikulli tjetërFlet i vëllai i të vrarit: Organizatorët janë të tjerë, vëllai im vegël