Flet i vëllai i të vrarit: Organizatorët janë të tjerë, vëllai im vegël

Admiri është vegël dhe jo organizatori i grabitjes së parave në Rinas. Kështu u shpreh vëllai i Admir Muratajt, që ka mbetur i vrarë gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë, disa minuta pas grabitjes së ndodhur në pistën e aeroportit të Rinasit. murataj 2

Murataj është identifikuar nga familjarë të tij, ndërsa policia më parë foli për ngjashmëri mes viktimës dhe Admirit.

Ndërkohë që familjarët presin tërheqjen nga morgue i Tiranës të trupit të pajetë, Cen Murataj ka hedhur poshtë versionin që vëllai i tij, Admiri, të ishte organizatori i grabitjes.

“Do t’i gjejmë ata që kanë hedhur në rrugë vëllain tim. E kanë hedhur shokët, nëse nuk e zbulon policia, do e zbulojmë ne. Ai është vegël, nuk është organizator i grabitjes”, u shpreh Cen Murataj. Vëllai  i Admir Murataj, Ceni ka dhënë një deklaratë të fortë për mediat, nga morgu ku ndodhet trupi i personit të vrarë gjatë ditës së djeshme në Rinas.

Vëllai i viktimës ka hedhur akuza të forta në drejtim të shokëve të Admirit, pasi ata e lanë të vdiste në mes të rrugës.

-Ju tha policia se si u vra, nga policia apo shokët?

Nuk kemi asgjë të saktë, dimë që thonë e kanë hedhur shokët e vet.

-Vëllai jetonte në Kamëz, por ishte në kërkim?

Nuk e besoj, unë prej dy vitesh nuk komunikoja më vëllanë.

56985326 1248023068691931 1118560752626565120 n

WhatsApp Image 2019 04 09 at 16.57.46

Artikulli paraprakMashtrimi i rradhës i Ramës për bursat e studentëve
Artikulli tjetërBashkëpunëtori i Ballës dënohet nga gjykata