Protestë para Parlamentit, të rinjtë e FRPD përplasen me policinë

Të rinjtë e FRPD janë përplasur me policinë përpara Ministrisë së Brendshme. Ata janë mbledhur për të zhvilluar një protestë në një ditë kur mazhoranca ka thirrur seancën parlamentare.

Protesta ka nisur para Ministrisë së Brendshme, për të vazhduar më tej para Parlamentit. Mësohet se ky tubim organizohet nga një grup të rinjsh.

‘Hani, pini dhe rrëmbeni…’

Me këto mesazhe për deputetët, të rinj të Forumit Rinor të PD janë grumbulluar sot para parlamentit për të protestuar, por ata janë përballur me Policinë, e cila ka përdorur edhe forcën për t’i larguar.

Megjithatë, të rinjtë kanë shtuar mesazhet dhe thirrjet dhe nuk janë larguar nga sheshi, përpara godinës, ku po zhvillohet seanca!

Që herët në mëngjes, forcat e Policisë e rrethuan godinën e Kuvendit, ashtu siç kanë bërë gjatë këtyre muajve të fundit, për ta mbrojtur nga protestuesit që kërkojnë largimin e Kryeministrit Edi Rama dhe zgjedhje të parakohshme.

Tre deputetë të rinj, të blerë në radhët e opozitës, janë betuar duke e çuar numrin e deputetëve në Kuvend në 102.

Pavarësisht se opozita ka thirrur një protestë kombëtare më 13 prill, të shtunën, të rinjtë demokratë nuk e kanë lënë në heshtje, mbledhjen e një Kuvendi që ata e konsiderojnë ilegjitim.

2 13

3 8

4 7

5 4

6 3

Artikulli paraprakfaqja e pare
Artikulli tjetërTë rinjtë, të pa shpresë e prespektivë…