Në një aksident që ndodhi mbrëmjen e të shtunës në Delvinë, policia e njoftoi të vdekur 27-vjeçarin Bledar Pula, por fatmirësisht megjithëse në gjendje të rëndë shëndetësore, ai është gjallë.
Në një njoftim tjetër për ngjarjen të dhënë këtë të diel, policia thotë se i riu, drejtues i motoçikletës ndodhet në spital.
Po kështu, rëndë në spital ndodhet edhe pasagjeri i mjetit, babai i drejtuesit Igli Seiti. Policia u kërkon ndjesë familjarëve për lapsusin siç e cilëson ajo.
Deklarata e datës 10 korrik
Sqarim në lidhje me aksidentin në Delvinë
Në lidhje me njoftimin e dhënë nga policia për aksidentin e ndodhur në 09.07.2016, rreth orës 20:00, në aksin rrugor Sarandë–Delvinë, ndërmjet një automjeti dhe një motorçiklete, sqarojmë se:
Në informacionin paraprak njoftuam se drejtuesi i motoçikletës shtetasi Bledar Pula, 27 vjeç, banues në Delvinë, kishte ndërruar jetë.
Fatmirësisht ky shtetas është ende në jetë, megjithëse në gjendje shumë të rëndë.
Gjithashtu edhe pasagjeri që udhëtonte në automjetin që drejtohej nga Igli Seiti (pasagjeri Sh.S është babai i Iglit), ndodhet në gjendje të rëndë në spital.
Policia u kërkon ndjesë familjarëve për këtë lapsus të ardhur si pasojë e komunikimit të parë në momentin e aksidentit.