Reagimi i fortë i Berishës: Ja pse Lleshaj është përgjegjësi kryesor për superskandalin në Aeroprt

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka reaguar lidhur me sigurinë në aeroporte dhe shprehet se ajo është në nivelin zero.

Berisah me anë të një postimi në rrjetet sociale, ka zbuluar VKM-në e vitit 2017, ku Sandër Lleshaj është emëruar kryetar bordi i Aviacionit Civil, dhe e cilëson atë si përgjegjësin kryesor të super skandalit të ndodhur në Rinas.

 Postim i plotë

Vasal Kimiku ish-kryetar i bordit te Aviacionit Civil, pergjegjesi kryesor per zero sigurine ne aeroportin e Rinasit.

Te dashur miq, mediat zbuluan VKM e vitit 2017, me te cilen Vasal Kimiku eshte emeruar kryetar i bordit te Autoritetit te Avicionit Civil, pergjegjes kryesor per superskandalin qe ndodhi ne Rinas.

Ne kete bord mediat shkruan se ka qene edhe sekretari i pergjithshem e mafies qeveritare, Don Agaçio, zevendesi real i krye kreut te meduzes Edvin Kristaq Deshtimi!

Lexoni me poshte raportimin e mediave. sb

Pak kohë më parë Këshilli i Ministrave, ka emëruar Sandër Lleshin, kryetar të Këshillit Drejtues të Autoritetit të Aviacionit Civil.

Ky institucion përbëhet nga kryetari dhe 4 anëtarët e këshillit drejtues të këtij autoriteti.
V E N D I M PËR EMËRIMIN E KRYETARIT DHE TË ANËTARËVE TË KËSHILLIT DREJTUES TË AUTORITETIT TË AVIACIONIT CIVIL

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 3, të nenit 5, të ligjit nr.10233, datë 11.2.2010, “Për Autoritetin e Aviacionit Civil”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:
Emërimin në detyrën e kryetarit dhe të anëtarëve të këshillit drejtues të Autoritetit të Aviacionit Civil, si më poshtë vijon:
– Z. Sandër Lleshi, kryetar;
– Znj. Brunilda Lilo, anëtar;
– Z. Hajrulla Çeku, anëtar;
– Z. Vladimir Avdiaj, anëtar;
– Znj. Etleva Kondi, anëtar.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Grabitja e rreth 10 milionë eurove në Rinas dhe rënie e gjithë sistemit të sigurisë kombëtare rezulton të jetë një skandal ndaj përfshin gjithë kupolën shtetërore. Përgjegjës për situatën nuk janë javë vetëm drejtuesit e policisë dhe ata që përgjigjen në terren për sigurinë, por edhe institucionet që hartojnë strategjitë dhe kanë përgjegjësi për planin e masave.

Konkretisht për sigurinë në aeroportin ndërkombëtarë kanë përgjegjësi edhe Autoriteti i Aviacionit Civil. Në këtë institucion veç drejtuesve të emëruar ka dhe një bord ku marrin pjesë drejtues të institucioneve të sigurisë.

Konkretisht, ministri aktual i Brendshëm Sandër Lleshaj ka qenë kryetar i bordit drejtues të Aviacionit Civil, disa kohë para se të merrte detyrën në ekzekutiv.

Një tjetër emër i rëndësishëm i kabinetit “Rama” është Ëngjell Agaçi. Sipas burimeve, Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë ka qenë më parë anëtarë i këtij bordi.

Sigurisht që nuk mund të flitet për përgjegjësi personale. Por teksa sot gjithë qeveria po thotë se “fajin e ka Kina” për vjedhjen, gjithë këta zyrtarë të qeverisë që kanë njohur nga afër problematikën në Rinas, çfarë kanë bërë që kjo të mos ndodhte? /360 grade.al

Artikulli paraprakSupergrabitja në Rinas/ Zbulohet skandali, ministri nuk firmosi për kinezët, ndërhyri Olsi Rama dhe…
Artikulli tjetërPresidenti kërkon informacion: Mbi ç’bazë ligjore është dsilokuar ushtria në Aeroport?