Publikohen konkluzionet për të pandehurin Arben Prendi, prokuror ka qenë Eugen Beçi

Prokuroria e Përgjithshme ka publikuar konkluzionet e Prokurorisë për të pandehurin Arben Prendi, për të cilin u pretendua se ishin paguar para për heqjen e prokurorit, Anton Martini, por që sipas saj, nuk ishte ai prokuror i kësaj çështjeje. Në dokument thuhet se, prokuror ka qenë Eugen Beçi dhe ka kërkuar 15 vjet burgim. Gjykata për Krime të Rënda e dënoi javën e kaluar me 14 vjet burgim pandehurin Arben Prendi.
Dokumenti
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë
Konkluzione përfundimatare të gjykimit të procedimit penal Nr.183 të vitit 2015 Gjykatës së Shkallës Parë për Krime të Rënda Tiranë
Të nderuar z. të Trupit Gjykues!
Me kërkesën tonë nga ana juaj u mor në shqyrtim dhe u gjykua procedimi penal në ngarkim të të pandehurit: Arben Prendi, i biri i Ndue dhe Tringë, i datëlindjes 11.01.1972, lindur në Fushë Arrëz të rrethit Pukë dhe banues në Lezhë, Lagje “Varosh” me kombësi dhe shtetësi shqiptare, duke e akuzuar në fillim për veprën penale “Trafikim i narkotikëve” të parashikuar nga neni 283/a paragrafi parë të Kodit Penal.
Ky gjykim u zhvillua me rregullat e gjykimit të zakonshëm dhe gjatë këtij hetimi gjyqësor si nga ana jonë, por dhe nga ana e mbrojtjes u paraqitën, iu nënshtruan një debati të mirëfilltë gjyqësor dhe më pas u administruan një sërë provash, të cilat për mendimin tonë realizuan më së miri procesin e të provuarit të faktit penal objekt akuze. Gjithashtu, me këto prova që ju si gjykatë shqyrtuat dhe më pas administruat në bazë të kërkesës sonë ne arritëm që të sjellim dinamikën e veprimeve të paligjshme të të pandehurit, duke bërë prezent lidhjen shkaksore të këtyre veprimeve dhe ardhjes së pasojës pra të trafikimit të lëndës narkotike.
Duke iu referuar rregullave të këtij lloj gjykimi nga ana e Gjykatës u pranuan për t’u shqyrtuar dhe më pas u administruan të gjitha provat që ne paraqitëm.
Më konkretisht, përsa i përket faktit penal në referim të provave të mësipërme të administruara nga kjo Gjykatë gjatë këtij shqyrtimi gjyqësor ne arritëm të provojmë se:
Për sa më sipër, duke konsideruar shqyrtimin gjyqësor të përfunduar, në bazë të neneve 378, 393/2 të Kodit të Procedurës Penale, Ligjit Nr.8328, datë 16.04.1998 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim”, si dhe neneve 283/a-2, 27,32,36 e 47 të K. Penal….
……..
K Ë R K O J
Deklarimin fajtor të të pandehurit Arben Ndue Prendi për veprën penale të “Trafikimit të narkotikëve” të kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 283/a-2 i K.Penal dhe dënimin e tij me 15 (pesëmbëdhjetë) vjet burg.
Vuajtja e dënimit në një burg të sigurisë së zakonshme.
Shpenzimet proceduriale në ngarkim të të pandehurit.
PROKURORI
Eugen BEÇI

Artikulli paraprakPolicia e shpalli të vdekur në aksident, i riu është gjallë
Artikulli tjetërMaskat grabisin me armë bankën në mes të Vlorës, asnjë i ndaluar